Policia Angleze

I dënuar në Shqipëri për vrasje, merr fund arratia për londinezin shqiptar! Do të ekstradohet në Angli (EMRI)

12 Korrik 2023, 11:38| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 12:00

  • Share

Një 48-vjeçar shqiptar i kërkuar për vrasje nga drejtësia shqiptare është vënë në pranga dhe me kërkesë të këtij të fundit kanë nisur procedurat e ekstradimit për në Londër.

Bëhet fjalë për Artur Reshlanin,i cili u prangos nga zyra e Interpol Tirana në bashkëpunim me Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në koordinim me skuadrën e ekstradimeve.

Shqiptari 48 vjeç, sipas dokumenteve paraqitur gjykatës së ekstradimeve në Londër është i dënuar për vrasje në mungesë me 22 vite burg.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha se ndaj Artur Reshlanit është lëshuar një urdhër arresti nga Shqipëria për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm kërkesën e arrestit të Shqipërisë ndaj tij dhe i la kohë shtetasit shqiptar, kërkues i ekstradimit, 45 ditë për sjelljen e dokumentacionit.

Artur Reshlani u la me arrest në burg në pritje të vijimit të procedurave të ekstradimit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?