Gëzim Avdi (Kalia), 31-vjeçari i cili u arrestua te marten nga policia e Lezhës, i cili kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije te mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.
I riu nga Kurbini u njoh me masen e sigurisë në Gjykaten e Lezhës, ku pasi dëgjoi palet dhe u njoh me raportin mjekësor, gjyqtari Gentjan Marku e cilesoi të ligjshem arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi shtrimin e tij në një spital psikiarik.
Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbremjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishete bere video duke i dhene lende narkotike nje fëmije te mitur dhe postuar në rrjetin social tik-tok.
Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, veper penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim. Ndëkohe në deklarimet e tij i riu e ka kosideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikohe fëmijen qe shfaqet duke konsumuar hashash.