Graciano Hidri, një bashkëpuntor i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës është mbyllur në qeli, pas arrestimit nga policia e këtij qyteti për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Vendimi për mbylljen në qeli të Hidrit është marë në datën ditën e shtunë nga gjykata e Durrësit. Zbulimi dhe arrestimi i Hidrit, i cili njihet në Durrës si bashkëpuntor i SHISH, është bërë gjatë hetimeve që policia dhe prokuroria kanë ndjekur lidhur me arrestimin e një biznesmeni Polak, të quajtur Arkadiusz Modrzejeëski, i cili kishte mbëritur në Durrës për çështje biznesi.Por tashmë teksa Hidri është mbyllur në qeli,shtetasi Polak Arkadiusz Modrzejeëski, ka paraqitur kërkesën në gjykatën e Durrësit, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë së “arrestit në burg”.
Kjo pasi gjatë hetimeve është provuar se pistoleta tip TT e gjetur nga policia e Durrësit në makinën e polakut, ishte futur qëllimisht nga Graciano Hidri. Marja disa herë në pyetje i polakut tashmë të arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, ka sjellë nxjerjen e emrin të Graciano Hidrit, për të cilin polaku Arkadiusz, ngrinte dyshime të forta dhe akuzonte se pistoleta tip TT e gjetur nga policia e Durrësit në makinën e tij, ishte futur qëllimisht nga miku i tij në biznes, Graciano Hidri, i cili sipas polakut hiqej si bashkëpuntor i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës.
Pas verifikimeve të bëra nga policia ka rezultuar se Hidri ishte përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, duke futur në makinën e mikut të tij Polak një pistoletë pa lejë, dhe më pas ka njoftuar zyrtarë të SHISH në Durrës dhe këta fundit ja kanë përcjellë informacionin policisë, e cila më pas arrestoi poshtë banesës së tij, shtetasin polak Arkadiusz Modrzejeëski. Gjatë hetimit është zbuluar se Graciano Hidri ka përdorin inspektorin e SHISH me inicialet A.S, të cilin e mbante në lidhje, me qëllim futjen në grackë të polakut tashmë të arrestuar, Arkadiusz Modrzejeëski. Hidri është një njohës i mirë i gjuhës polake dhe ka disa kohë që është larguar nga ky shtet, ku dyshohet se ndiqet nga policia për akuzën e “Mashtrimit” në Poloni.