Tom Doshi në 'listën e zezë' të SHBA, Yuri Kim rikujton vendimin e DASH: Votuesit meritojnë kandidatë më të mirë më 25 prill

8 Shkurt 2021, 16:12| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 19:25

  • Share

Në vijim të apelit të saj për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka rikujtuar vendimin e DASH për Tom Doshin, të cilin e ka futur në listën e zezë. Kim ka kujtuar vendimin e sekretarit të Shtetit në SHBA i cili ka futur Tom Doshin në listë të zezë, duke e akuzuar si të përfshirë në korrupsion. Sipas Kim, votuesit meritojnë kandidatë më të mirë se Doshi.

'Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo", tha  Kim.

Kujtojmë se Tom Doshi është kryetar i Partisë Social Demokrate dhe i takon atij e partisë së tij të vendosë nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Në vitin 2018 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Doshin të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, për shkak se akuzohet për korrupsion.

Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja për në SHBA gati 3 vite me parë. Tom Doshi u bë zyrtari i dytë nga Shqipëria,  pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ky ishte një vendim i prapritur nga Uashingtoni, pasi ndaj Doshit nuk ka akuza të artikuluara publikisht nga institucionet ligjzbatuese.

Një tjetër personazh ndaj të cilin DASH e ka futur në 'listën e zezë' është edhe ish kryetari ti Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako

Të tjerë personazhe për të cilët është raportuar nga mediat për faktin se nuk mund të udhëtojnë dot drejt SHBA-ve janë edhe Sali Berisha dhe Petrit Vasili.

Njoftimi i DASH që shpërndau sot Kim 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 08/02/2021 19:28

    Pseeee, Toma eshte aty aty me Ismail Kadare për elokuencë vetëm se përton me fol se më të shumtën e kohës filozofon. Sa ka si Toma në shqypni, plot fare. Këtë 25 prill kandidatët për deputetë do vijnë nga emisjoni Përputhen. Lum si ne.

    Përgjigju
  • Xha temja: 08/02/2021 18:58

    Po sali berisha ilir meta flamur noka edi paloka monika kryemadhi gent strazimiri petrit vasili luan rama edmond haxhinasto lulzim basha genc ruli ridvan bode fatmir mediu genc pollo edmond panariti kur e kan rradhen keta dhe shoket e tyre

    Përgjigju
  • Lee Losenberg: 08/02/2021 18:57

    Ju lutem mos i merrni seriozisht brockullitjet e madam ambasadores KIM!!! Ne vitin 2013 de il-diplomatet amerikane te Rilindja Ridge i refuzuan Tomes vizen amerikane. Toma beri nje donacion prej 100 000 per AIPAC, nje OJF amerikane! Legen-diplomatet amerikane ne Tirane, pasi i kerkuan falje Tomes ia dhane vizen vjetore me shume hyrje dalje. Toma shkoi ne Amerike mafje pati takine dhe foto me nja 4-5 cope senatore e kongresmene! Toma zhvilloi takine pune dhe mori pjese ne 2 aktivitete te AIPAC-ut!!! Publikisht i bej thirrje Tomes te dhuroje nja 300 000 USD per AIPAC, me qellimin e mire qe lista e zeze e Departamentit te Shtetit te shnderrohet ne leter higjenike dhe vete madam ambasadorja KIM te sherbeje si zyrtare per sherbimet konsullore dmth me doren e vet t'i vere Tomes vizen amerikane ne pasaporte. Kjo ambadadorja amerikane me origjine nga Tribuja Chomorros ne Ishullin e Guamit e meriton nje trajtim te tille!!!!!

    Përgjigju
    • Per ty Lee Looser: 08/02/2021 20:15

      O i humbur e i perveluari i vetingut leter higjenike je ti qe del e leh si qen me emer te huaj ketu po ti je nje cop mut qe ke vjedhur dhe te dridhen gjunjet kur degjon lista te zeza o i mjere. Ti dhe te gjith bastardet qe kan vjedhur dhe jan te korruptuar do ju dale gjak nga bytha neper burgje o legena. Phuuu fare e shpelare

  • Opa: 08/02/2021 18:37

    Keni harruar dhe Sali efendiun qe si ndihet me zeri

    Përgjigju
  • Ops: 08/02/2021 17:08

    Aman se merziten sufllaqexhijte

    Përgjigju
    • Filma: 08/02/2021 19:36

      Pa merak se nuk e njohin turpin, bejne edhe filma.

  • F-35: 08/02/2021 16:34

    Plotesisht dakord per Tomen, por vrasja e 4 te pafajshmeve ne bulevard eshte krim me i rende se korrupsioni. Apo s'ka dijeni Ambasada e DASH?! Nese ngelet vetem me Tomen, faleminderit por eshte shume pak.

    Përgjigju
    • F-35: 08/02/2021 18:21

      Kaci, ne parim s'kam ndonje kundershtim me arsyetimin tend. Por a thua Toma e ka bere gjithe korrupsionin me kete vend? A thua Toma eshte kreu i korrupsionit ketu? Ndoshta, por nuk me besohet. Ata 4 te vraret, ne fundore jane pasoja e korrupsionit te qarte i nderuar.

    • F-35: 08/02/2021 17:57

      Ops, dakord per te gjithe te inkriminuarit, por lista duhet te jete e gjate se jane shume! S'ka kohe me per rradhe, por njehere e mire dhe pa asnje prejashtim. Gjithsesi, mirekuptoj deshiren tende!

    • Kaçi: 08/02/2021 17:35

      Kush ben korrupsion ne kurriz te popullit nuk ka vrare 4 por ka vrare shume here me shume se 4,ka vrare te ardhem e ketij populli qe vuan dhe vdes pak nga pak çdo dite .............

    • Ops: 08/02/2021 17:08

      Me rradhe pasi te ike ramazani

  • Unfair: 08/02/2021 16:26

    Kjo asht ndërhyrje në Punët e Mbrendshme të Shtetit, praçedurat Janë të kjarta e demokratike,si për të gjithë edhe për Tomën

    Përgjigju
    • so fair, so good: 08/02/2021 18:15

      So fair, so good ! Tash qe po nis vertet me u ba Shteti i Shqipes, ju banuni te tane gadi me procedure e te kjarte per DEA, CIA e FBI. Aty ta po kjartsoni fije fije se sa te mbrendshem e sa te jashtem i bate agjentet serbe e ruse ne Shqipni.

    • Qytetari: 08/02/2021 17:51

      Ju e gjeni te gabuar sugjerimin e marre nga Zonja ambasadore? Ju lutem pergjigjuni! Une mendoj qe ne Shkoder, Lezhe, Vlore, etj duhet te kandidojne intelektualet, ideatoret, profesoret dhe jo njerez si Toma. A di qe Toma te kete propozuar ndonje ligj ne parlament, a e ke pare te flas ne ndonje seance ne parlament? E ke ndonje ide qe e ke mesuar prej tij? E di qe ne cdo qytet ka shume si Toma, qe nuk kane lidhje me dijen, shkencen, artin apo kulturen, qe vota i blejne masivisht. Ne zonen e Vuat te Dejes, Bushat votat bliheshin hapur fare. Ky eshte problemi kryesor i Shqiperise, populli i tij, qe blihet e shitet per tu vjedhur perjetesisht nga ata qe i blejne dhe i shesin. US e di kete dhe prandaj nderhyne. Keshtu qe duhet tu themi Thanks a lot for the support US! Heartfelt Thanks!

  • Deputet: 08/02/2021 16:26

    Po' edhe shpellari i vicidolit esht i ndaluar te hyje ne amerike. Po' per ate pse nuk thua gje oj kim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?