Briken Calja

I gjashti në botë, flet peshëngritësi Briken Calja: Kam thyer 5 rekorde, do të vazhdoj të derdh gjak për flamurin

4 Nëntor 2018, 20:49| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 20:52

  • Share

Briken Calja ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas paraqitjes në kampionatin Botëror ku zuri vendin e gjashtë.

Ai e cilëson si të kënaqshme paraqitjen duke pasur parasysh gjendjen fizike dhe konkurrencën, ndërsa shton se ‘një fitore më vete është mposhtja e kampionit olimpik dhe thyerja e 5 rekordeve kombëtare edhe pse në gjendje jo të mirë fizike’.

Calja e mbyll reagimin duke premtuar se ‘Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë vend dhe këtë flamur, të nderoj gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim’.

Statusi ne Facebook i Briken Cales

 


Lajmi kryesor:

E penalizoi dëmtimi, peshëngritësi Briken Calja jashtë podiumit në Botëror


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?