Sot është një ditë historike për gratë shqiptare.
Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe mbas një kalvari shumë shekullor, diskrimunes dhe bllokues për emancipimin e gruas shqiptare, sot kemi një ekzekutiv ku nga 17 ministra, 12 prej tyre janë gra.
Ky fakt por edhe gratë e zgjedhura në organet drejtuese të Partisë Demokratike janë një lajm optimist për cdo grua shqiptare.
Po vjen epoka e emancipimit dhe barazisë reale të gruas shqiptare. Sepse gratë shqiptare si dhe gratë e botës ju është dashur të luftojnë dyfish, sic thoshte Rita Levi Montalcini, ju është dashur përherë të mbanin dy pesha, atë të jetës private por dhe atë shoqërore, gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë.
Gruaja shqiptare ka qënë e bllokuar prej shekujsh për të patur akses në botën e arsimit, kulturës, shkencës dhe ekzekutivit sidomos. Vetëm në mesin e shekullit të XX gruaja shqiptare filloi të hedh hapat e parë të ekzistencës së saj si qënie politike, qoftë edhe pse me një politizim, maskilizim dhe ndrydhje të skajshme, ajo filloi të çapitet në rrugën e gjatë të emancipimit ndërkohë që simotrat e saj evropiane kishin arritur majat.
Gjithësesi qeveria Rama 3, është një lajm i mirë, por sidomos për emrat që ka ofruar. Përherë kam vlerësuar punën e dukshme të ministreve Balluku, Manastirliu, Margariti por kënaqem kur shikoj në këtë qeveri edhe emra jo politikë por mirëfilltazi profesionist dhe të përkushtuar si Krifca dhe Ibrahimi.
Sot është një ditë e madhe, personalisht ndjehem e ngazëllyer, 12 gra, nëna dhe vajza shqiptare sot janë në krye të vendit dhe nga kjo arritje emancipuese vetëm të mira do kemi pasi jo më kot Gandi shprehej se "Me guximin dhe vetë-mohimin gruaja është gjithmonë më superiore se burri ... "
Shqipëria ka shumë nevojë, për paqe sociale, përulësi, vetëmohim, vizion dhe dashuri pa hesap e kush më mirë se gratë dinë ti ofrojnë këto.
Respekte per grat se Jan nena motra dhe bashkeshorte por do doja te ishim te barabart ne ndertim psh.ose ne ushtri. Ose ne Fusha te tjera te jetes ku duhet forca fizike...besoj se nuk arrihet a asnjeher sdo ket barazi.jan disa gjera q femrat si bejn dot ashtu si ne nuk pjellim dot pesh hahah.nejse fakti ka treguar qe psh diktatoret me te medhoja ne hije Jan femrat sepse ato keshillojn she ven ne levizje burrin.imagjino tani se cdo behet QE kan dor te lir.mbaj mend mini kodhelin ne ushtri.ishte ber me keq se burrat ne te shara e ne ego.uroj te jem gabim.e deshiroj te jem gabim
PërgjigjuNje sadist qe zgjedh gra qe ti rrahë sic ka rrahur 2 bashkeshortet e para . Nje i pa fe qe deri dje i therriste gazetaret femra prostituta mediatike .
Përgjigju