I harruat akuzat ‘bombë’ ndaj njëri-tjetrit?! Berisha: I thoshte deputeti Basha, harrojini! Meta: Marrëveshja është më e mira

27 Tetor 2022, 13:06| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 14:17

  • Share

 

Kjo marrëveshje mes Berishës dhe Metës vjen pas akuzave shumë të forta që ata i kanë bërë njëri-tjetrit në të gjithë historinë e tyre politike. Por si e komentojnë këtë kryetari i Partisë së Lirisë dhe kreu i ‘Rithemelimit’.

“Besoj se përmbajtja e marrëveshjes është ajo që i intereson qytetarëve dhe kjo marrëveshje është dhënie fuqi atyre përmes referendumit, përmes primareve dhe përmes shndërrimit të këshillave bashkiakë në parlamente vendore. Rikthen Shqipërinë në pluralizmin politik dhe në shtet të së drejtës”, tha Meta.

“Se çfarë thoshte deputeti Basha, i mori me vete të gjitha ato që thoshte. Miqësisht do t’ju sugjeroja të mos i nxirrni nga arkiva ato tanimë, kjo nuk do t’ju shërbejë. Kjo është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Ramës dhe groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten, që kur është qeveris Tirana për herë të parë nga shqiptarë deri më sot. Duhet ta shihni këtë me shpresë dhe besim të madh, si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët.  Në politikë nuk ka interesa personale por interesa politike të përgjithshme. Mendoj se interesi i përgjithshëm i kësaj marrëveshjeje është i jashtëzakonshëm”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Vendoret/ Meta-Berisha nënshkruajnë marrëveshjen: Kandidatë të përbashkët, Partia e Lirisë merr krerët e Këshillave kudo ku është vendimtare (DOKUMENTI)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?