Sport

I 'helmuar' nga Bonucci, sonte Inter-Juventus ndez Italinë! Allegri: Zikaltërit janë favorit për Seria A

24 Tetor 2021, 12:56| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 15:55

  • Share

Me një polemikë shumë të madhe nga zëvendëskapiteni i Juventusit Leonardo Bonucci do karakterizohet sonte derbi i Italisë. Futbolli italian, por jo vetëm, do ti ketë sonte sytë të drejtuara nga San Siro, pasi Interi kampion në fuqi, do të përballet me Juventusin pretendent për fronin në orën 20:45. Vetëm pak ditë më parë Bonucci i hodhi benzinë zjarrit duke deklaruar se ‘Inter nuk e meritoi, por titullin kampion e mori vetëm për shkak se Juventusi kishte probleme’. Në këto kushte zikaltërit, që vijnë pas humbjes me Lazio-n, do tentojnë sonte t’i tregojnë gjithë botës së Bonucci e ka gabim.

Nga ana tjetër Juventus është skuadra që fitoren e ka më të domosdoshme, pasi është tre pikë më pak se zikaltërit dhe renditet në vendin e 7 pavarësisht 4 fitoreve në 4 ndeshjet e fundit në kampionat. Në prag të sfidës trajneri i Juventusit Max Allegri është shprehur:

“Do të jetë një mbrëmje e bukur, por jo vendimtare për kampionatin. Inter mendoj se është ende pretendente, ndërsa ne fatmirësisht kemi rikuperuar Dybalën, por nuk e di ende nëse do të luaj.”

Ndërkohë trajneri i Interit Simone Inzaghi ka deklaruar: “Është një ndeshje që vlen më shumë se 3 pikët, ndërsa ka kënaqësi kur Allegri na konsideron ende favorit. Do jetë një kampionat emocionues dhe ne duam të jemi protagonistë.”

Për këtë ndeshje ka patur një interes të çmendur të tifozëve të Interit, të cilët 4 ditë më parë për 6 orë blenë 95% të biletave. Në stadium ndërkohë pritet të jenë rreth 60 mijë tifozë, pasi ende vlejnë kufizimet për shkak të pandemisë. Vlen për t’u përmendur edhe arbitri që do të vendosë drejtësi, pasi kjo përballje gjithmonë ka krijuar polemika, e fundit sezonin e kaluar kur Juventus fitoi 3-2. Këtë herë është zgjedhur Maurizio Mariani.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?