Spitali rajonal i Beratit

I hyri gjatë natës në pronë dhe tentoi t’i vidhte pulat, i riu në Kuçovë bën për spital 54 vjeçarin

26 Shkurt 2023, 12:09| Përditesimi: 4 Mars 2023, 17:53

  • Share

Një 54 vjeçar në Kuçovë është dhunuar ashpër nga një i ri në Kuçovë pasi kishte hyrë në pronën e këtij të fundit për të vjedhur pula. 54 vjeçari, Lefter Brisku gjatë natës tentoi të hyjë në pronën e 22 vjeçarit, B.Sh.

Pasi i riu e kuptoi se dikush kishte hyrë për të vjedhur, është përplasur fizikisht me 54 vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të shumta dhe për pasojë është dërguar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor po merret me hetimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?