I jepet lamtumira Nikollaq Bulos, kompozitorit të njohur fierak

5 Tetor 2022, 15:05| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 21:13

  • Share

Krijuesi i disa këngëve në festivalin e RTSH në vitet ‘70’80 si dhe themelues i Bandës Frymore "Myzeqeja", Nikollaq Bulo u nda nga jeta në moshën 83-vjecare.. Nderimet e fundit për kompozitorin e njohur fierak u bënë në hollin e teatrit Bylis.

“I ka dhënë shumë qytetit në fushën e artit. Ka një moment për tu kujtuar sepse në vitet e para të rinisë, studimet i dolën në degë tjeter por Nikollaqi ndoqi pasionin e tij, muzikën. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm duke kompozuar një sërë këngësh, sidomos këngët për fëmijë. Ishte themelues i festivalit për fëmijë në qytetin e  Fierit”, tha kryetari I Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

“Humbja e tij është ngjarje e rëndë për qytetin jo vetëm për famijen. Ka dhënë kontribut të madh për muzikën, për muzikën sinfonike dhe popullore. Emri i Llaqit mbahet mend se ka krijuar në të gjitha gjinitë e muzikës”, u shpreh Riku Hoxha muzikant.

Bulo la gjurmë në fushën e kompozicionit për fëmijë, këngëve popullore, këngës qytetare fierake dhe asaj myzeqare.   

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?