45-vjeçari, Kristjan Gjoni i cili arrestua një ditë më parë nga policia e Lezhës për ngacmim seksual do të qëndrojë në burg.
Ai u njoh këtë të premte me masen e sigurisë në gjykatë dhe në sencën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se është shprehur i penduar për veprimet e kryera. Por pasi dëgjoi palet, gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesen e prokurorit Françesk Ganaj dhe vendosi masen e sigurisë "Arrest në burg" pa afat për 45-vjeçarin Kristjan Gjoni, ndaj të cilit janë ngritur akuzat "Ngacmimi seksual" dhe "Vepra të turpshme".Ai u prangos nga policia e Lezhës të enjten, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.
Rasti u publikua në një nga emisionet invetigative dhe menjëherë blute u vunë në lëvizje, duke bërë të mundur identifikimin e përsonit që shfaqej në video, i cili kryente veprime të turpshme. Edhe pse ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, Kristjan Gjoni dërgonte foto dhe video intime, ndërsa rezulton të jetë përson me preçedent të mëparshem penal në fushen e vjedhjes.Gjatë vitit 2021 në Qarkun e Lezhës janë goditur dy raste të ngacmimit dhe abuzimit seksual. Konkretisht një ish-efektiv policie është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 7 vite burg, pasi ngacmoi seksualisht një të mitur. Ndërsa në Mirditë një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 përsona të cilet ndodhen nën masen e sigurisë "arrest në burg", në pritje të drejtësisë e cila ende nuk është shprehur.
Po kto sjan lezhjan mor Pse e njollosni lezhen me kto hale , me kloda e me kto zagart tjer kto jan te gjith te ardhur ????????????
Përgjigju