I kërkuar për shitje e trafik të 31 kg kokainë, ja kush është shqiptari i dytë që do ekstradohet Angli

13 Janar 2020, 14:39| Përditesimi: 13 Janar 2020, 14:55

  • Share

Gati një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së ekstradimit të personave mes Shqipërisë dhe Anglistë, një tjetër shqiptar pritet që këto ditë të ekstradohet në drejtim të Anglisë. Ai është Erando Troksi, për të cilin gjykata e Apelit Tiranë pak ditë më parë ka miratuar ekstradimin në Angli, si pasojë e kërkimit nga drejtësia e këtij shteti për shitje dhe trafikim të 31 kg lëndë narkotike.

Troksi është shqiptari i dytë që do ekstradohet në Angli. Rezulton se Troksi është pjesë e një grupi kriminal dhe implikimi i tij në trafikun dhe shitjen e kokainës në Angli, ka sjellë lëshimin e një urdhër-arresti nga gjykata Britanike, e Westminsterit.

I riu shqiptar është arrestuar në Tiranës dhe pas procedurave gjyqësore, dy gjykatat e shkallës së parë dhe ajo e Apelit Tiranë, kanë vendosur miratimin e ekstradimit të tij në Britaninë e Madhe, ku do i nënshtrohet një procesi hetimor dhe gjyqësor së bashku me anëtarët e tjerë të grupit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?