Kronikë

I largohet nga spitali, e gjen të vëllanë falë emisionit ’Pa Gjurmë’. Familja një tjetër kërkesë për Report Tv

2 Qershor 2021, 17:55| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 22:24

  • Share

Ky rast u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga ku e para dëshmi, që mbërriti në program tregoi vendndodhjen e mundshme të 49-vjeçarit. Ai ishte parë pranë Ambasadës Amerikane rrugës për  tek Qyteti Studenti. Në mënyrë të pavetëdijshme, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, Aleksandëri kishte kaluar nëpër rrugica ndërsa u gjet në rrugën Ali Demi. Lajmin e gjetjes e konfirmoi vëllai i tij Ferdinand Hoxha.

Gjendja e vëllait është më e mirë se ç’ka qenë, e shtruam  në Spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ende nuk ka filluar mjekimin. Ne e gjetëm në të njëjtin vend ku deklaroi dëshmitari. Ai kishte lëvizuar në mënyrë të pavetëdijshme dhe kishte përfunduar në rrugën Ali Demi. Aleksandri ka shumë probleme, mezi ecën nga aksidenti që ka pësuar në Greqi. Ju falenderoj juve që bëtë gjithçka për ta gjetur. 

Duke besuar tek emisioni ’Pa Gjurmë’, vëllai i 49-vjeçarit i drejtohet me një tjetër kërkesë Report TV.

Kërkoj nga ju të na ndihmoni, ai do ketë nevojë për ndihmë ende, pasi edhe kempin ia kanë hequr, e lanë pa bukë. Ai ka nevojë për shoqërues, pasi nuk ka kush t'i shërbejë. Dua që kontaktin tuaj ta mbaj, se ju jeni televizioni për hallet e popullit.

Aleksandër Hoxha jetonte në qytetin e Lushnjës dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, duke u bërë i dhunshëm edhe për fqinjët. Një aksident që i ndodhi në Greqi vite më parë, e la me pasoja në kokë, ndërsa ra nga kati i 5-të i një pallati. Divorci me bashkëshorten dhe shkëputja e marrëdhënieve me fëmijët, që jetojnë me nënën e tyre në Greqi rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të Aleksandrit. 

 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?