Thoma Jano dhe Olsian Çela

I mbaroi mandati, Thoma Jano rikonfirmohet si zv/Prokuror i Përgjithshëm! Ishte kandidatura e vetme

15 Janar 2022, 10:39| Përditesimi: 15 Janar 2022, 10:44

  • Share

Thoma Jano është rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër 2-vjeçar si Zëvendësprokuror i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të parë. Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm dhe z. Jano ishte kandidatura e vetme, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme më 17 dhjetor Jano është rizgjedhur me votim unanim.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e prokurorëve të prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Thoma Jano u zgjodh Zv/Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në dhjetor 2019. Ai mban postin e shefit të sektorit të përgjimit të komunikimeve elektronike që prej vitit 2006. Z. Jano ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1976.  Ai ka mbajtur poste drejtuese në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm me një kontribut të spikatur në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Përgjatë periudhës 2002-2004  Z. Jano ka ushtruar detyrën e Zv.Ministrit të Rendit Publik.

Z. Jano është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Dega Drejtësi,   Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme. Përgjatë karrierës së tij ka kryer programe trajnimi dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit në institucionet partnere më të rëndësishme.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?