Robert Kubica

I mbijetoi aksidentit të tmerrshëm, piloti rikthehet të garojë pas 8 vitesh në Formula 1

22 Nëntor 2018, 19:43| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 19:54

  • Share

Piloti polak Robert Kubica do të rikthehet sërish të jetë pjesë e Formula 1. 33-vjeçari 8 vite më parë u largua nga ky sport për t’iu përkushtuar garave në “rally”, aty ku pësoi edhe një akisdent të frikshëm që për fatin e mirë arriti të mbijetojë.

Piloti polak ka arritur sot marrëveshjen me makinën britanike Ëilliams, me të cilën do të pilotojë gjatë vitit 2019 të Formula 1. Lajmi do të bëhet zyrtar nesër, por mësohet se Kubica ka arritur marrëveshjen, pasi ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare.

Kubica ka qenë pjesë e skuderisë “Williams” edhe këtë vit, por si pilot kolaudator, ndërsa tani do të rikthehet në pistë si pilot i pare. Polaku do të zërë vendin e rusit Sergei Sirotkin, ndërkohë që piloti tjetër i makinës Ëilliams është George Russell.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?