Foto ilustruese

Kronikë

I mori 2 mijë euro 7 emigrantëve për t'i transportuar drejt Tiranës, arrestohet në Kakavijë 21-vjeçari nga Bangladeshi

15 Maj 2021, 09:15| Përditesimi: 15 Maj 2021, 09:18

  • Share

Një 21-vjeçar, nga Bangladeshi, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kakavijë, pasi u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Ai u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar emigrantët  e paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.  

Policia bën me dije se i riu me inicialet S.I u arrestua nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?