I mori borxh 30 mijë euro dhe refuzoi t’ja shlyejë, kërcet grushti në Tiranë! Agresori arratiset nëpër rrugica

13 Shkurt, 16:18| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:28

  • Share

Një konflikt fizik mes dy personave ka ndodhur në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë.

Sapo ka dalë nga lokali, objektivi është goditur me grusht ndërsa agresori më pas është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e zonës.

Shkak i konfliktit sipas policisë e cila i referohet dëshmisë së të dëmtuarit është një borxh rreth 30.000€.

I dëmtuari pretendon në polici se ia ka dhënë borxh personit që e ka goditur me grusht por ky i fundit nuk ka pranuar që t’ia shlyejë dhe në debat e sipër e goditur me grusht.

Ngjarja është denoncuar në polici nga qytetarët që ndodheshin aty pranë të cilët të frikësuar kanë raportuar për konflikt me armë por nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të jetë përdorur armë.

Personi i dëmtuar nuk dëshiron të bëjë kallëzim. Aktualisht po vëzhgohen kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës për të kuptuar lëvizjet e agresorit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?