Gjylije Dani

I mori jetën nënës në Lezhë! 62-vjeçari me kartelë, psikozë skizofrenike, dëshmia në polici: Kam vrarë 2 mijë vetë

14 Maj, 15:09| Përditesimi: 14 Maj, 15:16

  • Share

Lezhe- 62-vjeçari Arsen Dani, i cili të hënën e 13 majit, qëlloi për vdekje me thikë nënën e tij 88-vjeçare, ka bërë deklaratë befasuese para policisë, nisur nga fakti që siç Report Tv mëson, burri rezulton të jetë me probleme të shëndetit mendor, me psikozë skizofrenike në kartelë.

Para hetuesve ai ka thënë 'kam vrarë 2 mijë vetë s'më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan' Gjylije Dani brenda apartamentit ku jetonin në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë,  pranë bulevardit "Gjergj Fishta".

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur ma masen e sigurisë në gjykatë, e cila do të zhvillohet pas 48 oreve.

62-vjeçarin me probleme, prej vitit 2011 trajtohet me pagesë nga shteti 23 mijë lekë të rinj, e nga ajo kohë nuk kishte shkaktuar probleme në komunitet

Krimi i rëndë në familje ndodhi mesditen e së hënës brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati ku jetonin nëna 88-vjeçare bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendor. Ish-arsimtarja Gjylije Dani, u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën kishte kryer vrasjen. Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk kishte qenë problematikë për fqinjët apo për komunitetin ku jetonte.

Ceremonia mortore për të moshuaren është organizuar nga të afermit e saj dhe ajo do të prehet në varrezat e qyrtetit të Lezhës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?