Momenti kur 62-vjeçari mbërrin në Gjykatë

I mori jetën nënës në Lezhë! 62-vjeçari me probleme mendore do shtrohet në spital psikiatrik

16 Maj, 11:13| Përditesimi: 16 Maj, 11:14

  • Share

LEZHË- 62-vjecari Arsen Dani i cili të hënën masakroi me thike nënën e tij Gjylie Dani do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes se shëndetit mendor të 62-vjecarit, prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spital, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica.

Report Tv pati mësuar përmes burimeve se 62-vjeçari është të jetë me probleme të shëndetit mendor, me psikozë skizofrenike në kartelë.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mesditen e së hënës brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati ku jetonin nëna 88-vjeçare bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendor. Ish-arsimtarja Gjylije Dani, u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?