Pensionisti i vetëm në protestë përballë kryeministrisë: Urrej deputetët, votuan dyfishimin e pagës së tyre! Letër Ramës: Mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë!

20 Tetor 2023, 10:20| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 18:31

  • Share

TIRANE -   Një i moshuar doli sot paradite (20 tetor 2023) në protestë para kryeministrisë për të kërkuar përmirësimin e jetesës së pensionistëve por dhe për të kërkuar rritjen e pensionit që do u siguronte një jetë të denjë siç u takon.

“Të ardhurat që kemi mbledhur 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë muajit Mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë, është vendosur nga qeveria shqiptare që t’i shpërndahen pensionistëve në formën e një bonusi me prej 5 mijë lekësh” deklaronte zv/kryeministrja Belinda Balluku një muaj më parë.

Por ky premtim rezultoi gënjeshtër. Bonusi ende nuk është dhënë për pensionistët. Prandaj Miltiadh Muçi, 80 vjeç, vendosi të protestojë i vetëm përballë kryeministrisë.

“Nuk ka tallje më të madhe! U tha nga Balluku që do të jepej në marsin e këtij viti, para zgjedhjeve të 14 Majit. Kur e prisnim si çdo vit ‘prillin e indeksimit të pensionit’ u shty me 6 muaj, në tetor. Sot protesoj jo se do të sjell ndryshimi, por shpreh urrejtjen ndaj deputetëve që vouan dyfyshimin e pages së tyre.”

Në dorë  Militiadh Muci, 80 vjeç mban një pankartë ku shkruan:

“Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”

Ish polici, në dorë mban dhe një letër të cilën thotë se do ia dërgojë me postë kryeministrit Edi Rama.

““Mosha e tretë le të përdorë makarona dhe oriz kur me sëmundjet kardiovarkulare e diabet duhet të përdor perime, por ata janë rritur dy here, më të ultat 100 lekë kg.”

Edhe pse i vetëm vendosi të protestojë për vete dhe bashkëmoshatarët e tij, megjithëse është i vetëdijshëm se reagimi I tij nuk do të sjellë ndryshim.

“ Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Sot protestoj jo se do sjell ndyshimin, por të shpreh "urrejtjen" ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e pagës së tyre, veçanërisht Edi Ramës, "Kryepolic të vendit tim", t'i them je demagog i paparë. Nëse do shpërndashë bonusin e vitit 2024, me siguri do na njoftosh një vit përpara, për atë të vitit 2025"

Në gusht zv/kryeministrja Belinda Balluku në një takim me të moshuarit u premtoi me zë e figurë pensionistëve se do të merrnin 5 mijë lekë shtesë që vjen nga taksimi i jashtëzakonshëm por ende nuk e kanë marrë. Ndërkohë në prill morën bonusin e pare por kjo është e pamjaftueshme, ndërsa në maj 2023 deputetët votuan ligjin në parlament që dyfishonte pagën e tyre 

Kjo është një nga rastet e rralla kur një qyetar proteston i vetëm përballë kryeministrisë, mesa duket për të qenë edhe zëri i pensionistëve të tjerë për shqetësimet dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë.

Ora 11:10
'Letër kryepolicit të vendit tim', 80 vjeçari i shkruan Edi Ramës: Je demagog i paparë! Bonusi, tallja më e madhe

1697792507_finalprojekt.00000311.Still079.jpg

TIRANE - Militiadh Muci, me profesion ish polic, tani në pension vendosi të dalë i vetëm të protestojë për  pensionet e ulëta me të cilët u duhet të përballojnë jetën pensionistët në Shqipëri.  Me një pankartë në dorë ku shkruante “Edi mos luaj me bonusin e pensionistëve” 80 vjeçari doli në protestë përpara kryeministrisë.

Ndërkohë ka përgatitur një letër që do ia dërgojë kryeministrit Edi Rama me postë. Shqiptarja.com publikon përmbajtjen e letrës së të moshuarit.

Edi. Turp, mos luaj me bonusin e pensionistëve!

E nisi Fatosi 20 vjet më parë. Thua e zbuti varfërinë? Herë është dhënë 2000 apo 3000 lekë, vitet e fundit u shtua në 5000 lekë. Shumë nuk është?

Po, baras me 400 lekë në muaj ose 14 lekë në ditë, për të pirë kafen 1 herë në 5 ditë. Nuk ka tallje më të madh! U tha nga Balluku do jepej në marrsin e këtij viti, para zgjedhjeve të 14 majit. E përforcoi Edi, ishte gjetur burimi nga "Taksa e jashtëzakon- shme mbi eksportuesit e energjisë elektrike". Pakua e Madhe si- kurse e quajti ai.

Kur e prisnim si çdo vit "prillin e indeksimit të pensionit” u shty 6 muaj, në tetor. Kështu u krijua në të vërtetë fondi i bonusit të marrsit, ndërsa u dyfishuan pagat e deputetëve dhe administratës.

Mosha e tretë le të përdorë makarona dhe oriz kur me sëmundjet kronike kardiovaskulare e diabet duhet të përdorë perime, por janë rritur 2 herë, më të ultat 100 lekë kilogrami. Për frutat nuk bëhet fjalë, më pak se 200 lekë kilogrami.

Edi! Mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë.

Sot protestoj jo se do sjell ndyshimin, por të shpreh "urrejtjen" ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e pagës së tyre, veçanërisht Edi Ramës, "Kryepolic të vendit tim", t'i them je demagog i paparë. Nëse do shpërndashë bonusin e vitit 2024, me siguri do na njoftosh një vit përpara, për atë të vitit 2025.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 20/10/2023 15:38

    O z.Milto, shiko se ose nuk ta kane dhene dhe e kane vjedhur ata qe e shperndajne, ose nuk e mban mend qe e ke marre ne prill dhe ne tetor ka qene rritja 8.6%. Mua me rezulton qe i kam marre te dy shtesat, 5000 leke ne prill dhe 8.6% ne tetor. I verifikova ne llogarine rrjedhese ne BKT dhe me figuron si shkrova me siper. Nuk besoj qe ty te mos jene dhene. Verifikoji dhe pastaj akuzo ISSH ose ata qe shperndajne pensionet. Te kerkosh rritje, eshte nje e drejte, te akuzosh se nuk te jane dhene, verifikoje dhe pastaj protesto.

    Përgjigju
  • Gazepi: 20/10/2023 12:48

    Jepjani prap votat xhepistit dhe ankoheni pastaj.

    Përgjigju
  • Ish puntor.: 20/10/2023 11:42

    Nqs nuk është i nxitur politikishtë mirë,por ka të drejtë me fondin për shpërblim 5000 lekësh në 1 Tetor.Ai i fund vitit mendoj se është tjetër gjë.Z.Kryeministër ke bërë por bëjë më pak për deputetët,ministrat,gjyqtarët sps ata dhe po tjua ritësh pagat përsëri do të e KOMPESOJNË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?