I moshuari ndjehet keq,avioni i linjës
Bolonja-Tiranë bën ulje emergjenteVIDEO/Momentet kur merret vendimi për ulje

15 Janar 2018, 11:29| Përditesimi: 4 Janar 2019, 15:25

  • Share

Avioni i kompanisë "Blue Panorama" që bën linjën Bolonja-Tiranë i nisur rreth orës 09:30, me rreth 100 pasagjerë në bord, ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Pescarës në lindje të Italisë. Shkak për këtë ndalesë të papritur është bërë një i moshuar shqiptar në bordin e avionit i cili është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.  VIDEO

Në avion ka qenë i pranishëm gazetari i Report Tv, Antonio Çakshiri i cili është bërë dëshmitar i të gjithë skenës që nga momenti kur i moshuari ka ndjerë shqetësime nga zemra e deri te ulja emergjente e avionit në pistën e aeroportit të Pescarës. Ndihma e parë mjekësore të moshuarit i është dhënë nga një pjesëtar i ekuipazhit italian të linjës ajrore dhe nga një mjek italian i cili fatmirësisht ndodhej në bordin e aeroplanit.  

Gazetari Çakshiri sjell edhe foto nga momenti kur të moshuarit i jepet ndihma e parë e cila ka rezultuar vendimtare për mbajtjen e tij në jetë. 

blue panporama i semuri

ulje emergjente avioni
(Të moshuarit i jepet ndihma e parë mjekësore në aeroplan)

[gallery]25342[/gallery]  FOTOGALERI

Ekipi mjeksor në Pescara e mori të moshuarin 79-vjeçar i cili ishte me bashkëshorten e tij dhe e dërgoi në një nga spitalet pranë me dyshimin e një ataku kardiak të mundshëm, ndërsa aeroplani u nis drejt Tiranës  nga Pescara rreth orës 11:40 dhe mbërriti në Rinas rreth orës 12:25.

Redaksia Online
( l.q / Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?