Dëbora mbi Gjallicë sjell kujtime të hidhura për banorët e fshatit Shtiqen. Këtu e 39 vite më parë, më 12 janar të vitit 1985 një ortek i fuqishëm u mori jetën 8 banorëve, plagosi dhjetëra të tjerë e rrafshoi dhjetëra shtëpi. 70-vjecari Muharrem Hajdari, i cili asokohe ishte 28 vjeç rrëfen përjetimet e asaj dite.
“Orteku i Gjanicës ka ardhur nga atje dhe ka kapur këto shtëpitë këtu. Shtëpiat e Cenëve. I ka shkatëruar totalisht. Edhe shtëpiat e Nikicëve. Deri në një lagje tjetër. Më shumë se gjysmën e fshatit e ka kapur. Njerëzit kanë ikur. Pati 8 viktima”, tha Muharrem Hajdari.
Shkatërrimi i rreth 65 shtëpive nga orteku la në qiell të hapur qindra banorë, derisa u ndërtua fshati i ri 3 km larg dhe që mori emrin e malit të Gjallicës.
“Kanë qenë rreth 5 mijë banore në gjithë fshatin, ndërsa 3 mijë e 300 banorë u shpërngulën. Për dy muaj nuk patën ardhur atëherë. Nuk kishte garanci për jetën”, tha Hajderi.
Sot në Shtiqen është një realitet tjetër. Prej vitesh nuk mban më dimër i ashpër si dikur. Mali i Gjallicës tani ka pak bore. Fshati është zgjeruar me ndërtime të reja të emigrantëve dhe është cilësuar si një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.