Kronikë

'I njëjti refren'/ Ibrahimi: Policia nuk bashkëpunon me prokurorinë, oficeri i thotë 'kam aksion në plazh për heqjen e çadrave pa leje'

27 Maj 2021, 11:51| Përditesimi: 27 Maj 2021, 13:18

  • Share

1622109107_Screenshot3.jpg

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka vënë theksin sërish se Policia nuk bashkëpunon me Prokurorinë, që sipas tij është alarmuese.

"Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë krejtësisht njësoj, nuk kanë asnjë dallim sa O takon statusit. Dhe mjeti kryesor për të ardhur këtu është shkëputja totale e kompetencave që ka pasur kryeprokurori dhe këtu llogarit vijnë nga një njeri që ka marrë këto kompetenca (kreu I KLP)

Nuk mund të mos theksoj, propozimet tuaja janë të parakohshme ju nuk keni as një vit e gjysmë në detyre.. ende nuk ka dhëne  reforma rezultat sa i takon mbështetjes administrative. Marrëdhënie me publikun, me policinë kemi një oqean me problem që është në përgjegjësinë tuaj totalisht.

Ne kemi bërë pjesën tonë, i kemi bërë prokurorët të pavarur,si emërohen ato si transferohen si ngrihen në detyrë, proces automatik e transparent. Si bëheshin këto punë kur këto kompetenca i bënte kryeprokuror.. ky statusi  prokurorëve kanë marrë pavarësi…

Zyrat e prokurorisë janë dora e dytë apo e tretë në investime, ka nevojë për një revolucion në këto ambiente shërbimi.

Sistemi i menaxhimit të çështje, prokurorë të punojnë në kushte primitive , gjithca është e pamundur. Kjo është një nga dështimet më të mëdha. I njëjti refren e Prokuroria nuk bashkëpunon me Policinë, oficeri policie i thotë "kam operacion në plazh për heqjen e çadrave", tha Ibrahimi.


Lajmi kryesor:

Raportimi i parë si kryeprokuror/ Olsian Çela e Gent Ibrahimi përplasen për kompetencat


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?