Futbollisti i Tottenham, Serge Aurier dhe Hencha Voigt

I pandreqshmi Serge Aurier, humbi sfidën me United për shkak se dhunoi të dashurën

16 Janar 2019, 12:30| Përditesimi: 16 Janar 2019, 12:32

  • Share

Futbollisti i Tottenham, Serge Aurier, është bërë sërish protagonist për bëmat e tij jashtë fushës së lojës. Të dielën ai humbi ndeshjen me Manchester United pasi u arrestua me akuzën për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij Hencha Voigt, me të cilën ka një fëmijë 5 muajsh.

Fqinjët lajmëruan policinë e cila më pas bëri edhe arrestimin. Vetë futbollisti i ka mohuar akuzat, por të shtunën në darkë ka qëndruar në rajonin e policisë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe klubi i Tottenham që ka bërë me dije se ndaj futbollistit do të meren masa.

Aurier iu bashkua Tottenham-it nga Paris SG në merkaton e verës 2017 për 22 mln paund. Më herët ai u la jashtë ekipit të Paris SG për ndeshjen e “Champions League” kundër Arsenal në vitin 2016 pasi nuk lejohej nga Mbretëria e Bashkuar për t’u futur në territorin e saj. Kjo me arsyen se ai kishte sulmuar një polic në Francë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?