Politikë

I pari në listën e PD në Korçë, Spaho për Report Tv: Në 6 vite, 42 mijë korçarë kanë emigruar! Grumbullimet në pandemi vijnë nga entuziazmi për PD

9 Prill 2021, 14:24| Përditesimi: 9 Prill 2021, 17:41

  • Share

Në Korçë Partia Demokratike ka një qëllim të qartë, të marrë 5 mandate deputetësh. Drejtuesi politik i PD në Qarkun Korccë, Edmond Spaho në një intervistë ekskluzive për Report Tv thotë se së bashku me 1 mandat të LSI opozita fiton në të gjithë qarkun, i cili ka 11 mandate deputësh. 

Spaho shprehet se fushata po shkon mirë, por sipas tij mosrespektimi i masave anti COVID vjen si pasojë e entuziasmit të mbështetësve. Kryesuesi i listës së PD në Korçë, Edmond Spaho teksa flet për projektet e forcës politike që ai përfaqëson thotë se situata ekonomike në të gjithë rajonin juglindor të vendit është shumë e rëndë.

Intervista e plotë

Jeni drejtues politik i qarkut të Korçës njëherazi kryesoni edhe listën e kandidatëve në këtë qark. Si po shkon fushata juaj dhe çfarë nevojash apo problematikash  keni konstatuar ju nga takimet elektorale?

Fushata po shkon mjaft mirë gjithandej ka entuziazëm dhe frymë për ndryshim,gjë që u evidentua dhe në vizitën e zotit Basha në qytetin e Korçës ku e patë pritjen madhështore të bërë nga qytetarët e Korçës dhe më gjerë. Sigurisht në qarkun e Korçës ka shumë probleme ,të rënda të thella të cilat janë probleme të gjithë Shqipërisë jo vetëm të këtij qarku specifikisht ka varfëri mjerim papunësi masive në qytet gjë që reflektohet dhe në nr e lartë që Korça ka ne emigrim. Në 6 vitet e fundit kanë emigruar 42 mijë qytetarë nga qarku i Korçës shto dhe 20 mijë që kanë ikur ne qytete të tjera te Shqipërisë..Janë rreth 62-63 mijë të larguar dhe të mendosh që largohen nga një qark si Korça me kaq shumë burime natyrore ku në çdo rast do të ishte e thjeshtë për të ndërtuar të ardhmen dhe jetën tonë po për fat të keq politikat ekonomike që po ndiqen janë të tilla të cilat nuk nxisin zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të qarkut Korçë. Nëse do ti biesh fushës së Korçës ngado që të shkosh ose në Devoll do konstatosh që ka probleme serioze me shitjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.

Qarku i Korçës është një qark ku bujqësia dhe blegtoria kanë një peshë shumë të madhe gjysma e popullsisë jeton ne fshat jep një nivel te konsiderueshëm te prodhimit  të brendshëm te këtij qarku por për fat të keq të politikave  që ndiqen fshatarët nuk shesin dot prodhimet e tyre kjo ku reflektohet?Reflektohet ne jetën e tyre të vështirë shto këtu rritjen dyfishimin trefishimin gati të taksave vendore,rritjen e çmimit të energjisë elektrike rritjen e çmimit të karburanteve,rritjen e tarifave të shkollimit ;rritjen e tarifave për pagesat e prapambetura të pensioneve; mosrritjen e pagave dhe pensioneve nga ana e qeverisë e ka çuar nivelin e jetesës në atë pikë ku nuk mban më  Ngado që të shikosh kontaktet që kam pasur  me elektoratin kam konstatuar që nuk ka pakënaqësi po kjo është kthyer ne urrejtje ndaj kësaj qeverie dhe pritet me padurim të vijë data për të votuar dhe për ta  shporrur njëherë e mirë.

Në një situate pandemie PD është duke zhvilluar një fushatë me grumbullime masive .I referohem këtu edhe ardhjes së Bashës në Korçë Si e gjykoni?

Ka te bëjë me dy faktorë ne si subjekt politik jemi përpjekur ti respektojmë rregullat e pandemisë,por ka të bëjë dy faktorë: Së pari me urrejtjen e qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë aktuale ndaj Edi Ramës që nuk mbajti asnjë premtim dhe për më keq e ka përkeqësuar jetën e tyre të përditshme dhe së dyti me entuziazmin e madh dhe dëshirën për ndryshim mezi presin që të vijë 25 prilli që të votojnë. Kjo ka bërë që grumbullimet të jenë spontane vërtet masive po spontane në përkrahje të ndryshimit në radhë të parë dhe si kërkesë për një jetë më të mirë ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë

Cilat janë pikat e forta të programit tuaj?

Së pari dua të them që  gjatë këtyre 8 viteve qeverisja e Edi Ramës ka dështuar në mënyrë spektakolare ka qenë qeverisje e propagandës e fjalëve e asnjë premtimi të mbajtur,përkundrazi ka bërë ,ndërsa predikonte që do hapte 300 mijë vende pune janë larguar 300 mijë shqiptarë nga Shqipëria ,ndërsa premtonte e pretendonte të ulte taksat për 95 % te shqiptarëve nuk di ndonjë taksë tarifë apo çmim që të mos jete rritur gjatë qeverisjes Rama Sikurse premtoi shëndetësinë falas dhe shëndetësia është më shtrenjtë se kurrë apo hapjen e negociatave ,integrimin e vendit në BE ku në fakt vetëm kushtet janë shtuar dhe asnjë hap nuk është bërë përpara me gjithë nja 5 a 6 herë që ka organizuar festa mbi gjoja hapjen e negociatave. PD ka një program i cili synon të zgjidhë gjithë këtë kompleks problemesh me të cilat ndeshet shoqëria shqiptare sot .Në radhë të parë do të jetë reforma në taksën e sheshtë e cila do të ulë  barrën fiskale ndaj biznesit ndaj qytetarëve por synon edhe të tërheqë investime të huaja. Sikurse e dini tatimi mbi fitimin u rrit nga 10 % në 15% ne do ta ulim në nivelin 9 %.Kontributet apo tatimi mbi të ardhurat personale për  individët të punësuarit shkon nga 13 deri ne 23   % ne do ta ulim ne nivelin 9%.

Kontributet e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin dhe punëmarrësin bashkë te cilët janë rreth 27,4%do të zbresin në 18% , prej të cilave 9% punëdhënësi 9% punëmarrësi. Të gjitha këto synojnë të krijojnë një klimë më te mirë për biznesin .Duke pasur më shumë para në xhepat e tyre qytetarët duke pasur biznesi edhe do te zgjerohet biznesi edhe do të rritet konsumi sepse edhe njerëzit do të kenë nevojë të  shpenzojnë  do të hapen vende pune dhe do mund të punësohen të rinjtë të cilët sot nuk gjejnë asnjë rrugëdalje përveç emigracionit.

Nga ana tjetër niveli prej 9%i taksës së sheshtë synon që të rrisë konkuruencën e Shqipërisë në rajon për të tërhequr investime të huaja .

Mos harrojmë që në 8 vite të Edi Ramës dy janë investimet e huaja që kanë vazhduar dhe të siguruar nga periudha kur qeveriste PD; TAP-i dhe hidrocentralet në kaskadën e lumit Devoll.Duke zbritur në nivelin 9%taksën e sheshtë ne do të mund të konkurrojmë Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, të cilat e kanë në nivelin 10% dhe janë kthyer sot për shkak edhe të politikave të tjera  dashamirëse ndaj biznesit në tërheqësit kryesorë të investimeve të huaja veçanërisht Maqedonia është pikë fokus e investimeve gjermane në Ballkanin Perëndimor. S'ka arsye pse të mos ketë Shqipëria përveç këtë e kanë penguar vetëm politikat e gabuara ekonomike që janë ndjekur. Nga ana tjetër për të lehtësuar jo vetëm klimën e biznesit po dhe barrën financiare mbi qytetarët shqiptarë kemi premtuar që do të ulim çmimin e energjisë elektrike i cili u rrit ne vitin 2013 nga 74 leke për kv/ore në 114 lekë për biznesin mbi 140 lekë këtu flas pa TVSH dhe ne jemi vend që energjinë e prodhojmë me kosto të ulët nga uji prandaj nuk ka arsye pse të ngelen këto nivele kaq të larta të çmimit.

Kemi premtuar që do të kthehemi në nivelin e vitit 2013 si cmim por do rivendosim fashën me 300 kv ore për familjet në nevojë të cilat nuk kanë mundësi që të përballojnë faturat e e energjisë elektrike. Të njëjtën gjë mund të them për karburantin .Karburanti në vitin 2013 ishte 120 lekë për litër në vitin 2014 dhe 2015 Rama rriti taksën e qarkullimit e vendosi mbi çmimin e karburantit dhe së  bashku me TVsh shkon në  300 320 lekë për litër. Sot në çmimin e një litri karburant rreth 100 lekë janë taksa.

Shqipëria ka çmimin e karburantit 2 herë më të lartë thuajse se Maqedonia dhe Kosova në një kohë që këto vende nuk prodhojnë naftë,Shqipëria prodhon naftë këto vende kanë shpenzime të larta transporti në krahasim me Shqiperinë se Maqedonia e merr ne Selanik;Kosova në Durrës dhe megjithëatëçmimi është gati dy herë më i ulët .

Unë di mjaft në këtë qark nga zona e Pogradecit dhe Korcës njerëz që shkojnë në Maqedoni për të blerë karburant ,madje kanë modifikuar makinat dhe u kane vënë 2 serbatorë në mënyrë që të nxjerrin bukën e gojës ose të shesin karburant për të nxjerrë pak fitim. Ka reforma të tjera të cilat i përkasin sferës sociale si dyfishimi i ndihmës ekonomike.

Dua të kujtoj këtu që në vitin 2005 ne e gjetëm ndihmën ekonomike në rreth 40mijë lekë po që shpërndahej në disa familje në fund të mandatit të dytë e cuam në 80 mijë leke. Zoti Basha ka premtuar se do dyfishohet ne katërvjeçarin e parë do shkojë në 160 mijë lekë dhe për më tepër do të reformohet e nuk do lidhet me kërkesa të tilla nëse ke ose jo tv lavatriçe apo makinë,pasi njerëzit nuk mund të hanë tv dhe lavatriçen në kushtet kur janë pa punë.Ndihma ekonomike do të lidhet direkt me faktin që je i punësuar apo jo;ke të ardhura apo jo për të mbajtur familjen  ,ashtu sikurse veprohet në të gjitha vendet e tjera te Europës. Po kështu kemi premtuar rritjen 25%të pagave dhe pensioneve brenda mandatit të parë. Gjatë  8 viteve të Ramës pagat janë rritur 0 lekë,ndërsa pensionet janë rritur vetëm 2mijë lekë të vjetra në një kohë që janë shpenzuar nga buxheti i shtetit pafundësisht miliardat e lekëve. Për parantezë po them që në 2005 kur erdhëm në pushtet ne e gjetëm borxhin ndaj prodhimit të brendshëm,e morëm me 54%e dorëzuam me 63% sot po shkon në 9 0% janë gati 27% rritje ku kanë shkuar këto para .Çfarë objektesh të rëndësishme infrastrukturore janë ndërtuar në Shqipëri që të mbahen mend për këtë shpenzim kaq të madh të fondeve publike?Asgjë!

Përveç koncensioneve të inceneratorëve, rrugëve me kosto 20 milion euro për një kilometër.

Pra më shumë pak borxh në periudhën 2005 -2013  u ndërtuan me mijëra kilometra rrugë. Rruga e Kombit, Rruga e Elbasanit, megjithëatë tunel. Po ju rikujtoj dhe rikonstruksionin e rrugës Korçë-Qafë Pllocë të vetmen rrugë të rëndësishme objekt infrastrukturor në qarkun e Korçës që duhet të bënin socialistët ishte segmenti Qukës-Qafë Pllocë të cilën lanë paratë 200 mln euro të gatshme nga Banka Islamike. E filluan 5 km e para dhe sot e kësaj dite kjo rrugë është e pambaruar. Cilat janë efektet?

Efektet negative janë që nuk është shkurtuar distanca e Korçës me tregjet kryesore të vendit Tirana , Durrësi, Elbasani, Fieri.

Së dyti shpenzimet e larta të transportit për lëvizjen e njerëzve mallrave shërbimeve etj.

Pra edhe këtë që duhej ta mbaronin në interes te qarkut të Korçës socialistët se përfunduan!

Sot vijnë e mburren thonë do ndërtojmë rrugën e Nikolicës sepse do ndërtojnë atje një resort privat. Nuk është çudi që pronarë të jenë vetë ata, Rama e Peleshi. Ata nuk interesohen për rrugët që i shërbejnë gjithë qarkut të Korcës në rradhë të parë ekonomisë pastaj dhe njerëzve.

Ne reforma të tjera do të bëjmë për të mbështetur rininë. Sot për të vazhduar shkollën paguhen tarifa jo të vogla. Isha një ditë ne Koritë dhe kam takuar një të ri i cili më tha që kam ndërprerë studimet universitare, ishte në vitin e dytë, sepse nuk ishte në gjendje që familja e tij të paguante taksën e shkollimit.

Ne kemi deklaruar që të gjitha familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, tarifën e shkollimit në universitet dhe master do e paguajë shteti dhe kjo mendoj është ndihmë e madhe për familjet shqiptare në tërësi por dhe për qarkun e Korçës pasi një pjesë e mirë e popullsisë jeton në fshat dhe ne e dimë që mund të  numërohen me gishtat e dorës familjet që mund të kenë të ardhura në nivelin e 640 mijë lekëve.

Do ketë dhe reforma të tjera në fushën e bujqësisë, veçanërisht subvencionet. Sot shpërndajmë rreth 10mln euro subvencione në vit në gjithë Shqipërinë,kryesisht ndahen mbi baza partiake.Kam lëvizur në fushën e Korçës dhe rrallëherë mund të gjesh ndonjë individ që të konfirmojë që ka marrë subvencione  për pemëtarinë për mollën, pataten, qepën për të imtat apo gjedhët.

Kësaj praktike do i jepet fund sepse nuk mund të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë pa u zhvilluar bujqësia.Për rrjedhojë 100 milionë euro në vit do jenë subvencione  për produktet  kryesore dhe do të ndahet bazuar mbi sipërfaqen e prodhimit dhe sasinë e prodhimit dhe po ashtu 50 milion euro në vit do jenë investim në rrjetin kullues,vaditës dhe mekanike bujqësore.Sot si problem shumë të madh të bujqësisë,përveç paaftësisë apo mungesës së shitjes së prodhimeve bujqësore e blegtorale do të veçoja dhe politikat për favorizimin e importit si dhe mungesën tërësore të kontrollit për lëndët e para që hyjnë në Shqipëri si farat, pesticidet, kimikatet.Cilësia e tyre është e ulët mund të them janë skarcot e tregjeve europiane dhe çmimet janë shumë të larta.Ditët e fundit ka pas një rritje të ndjeshme të plehut kimik faktorë këto që ndikojnë shumë negativisht në koston e prodhimit të fermerëve dhe bëjnë produktin e tyre jo konkurrues .Reforma të tjera mund të përmend ato që kanë të bëjnë me financimin e interesave për kredi për familjet e reja kredi për shtëpi.Rëndom ka nje kriz strehimi në Shqipëri të trashëguara që në kohën e komunizmit dhe rëndom ndodh që martohen të rinjtë bëhen me femijë rriten bëhen ata për tu martuar dhe  vazhdojnë jetojnë në te njëjtën sip ne te njejten shtëpi.Pra për te nxitur përmirësimin e kushteve të jetës së çifteve të reja do financojmë interesat e kredisë pra kreditë do te jenë praktikisht 0.Sikurse kemi premtuar për lindjet ë reja do të japim 30 mije lekë te vjetra në muaj për 5 vite rresht .Sot kudo të shkosh i ashtuquajturi 50 mijë lekësh që jepet për lindjen e fëmijëve nuk merret as kur fëmijët bëhen 5- 6 a me shumë vjeç dhe synimi i politikës sonë është të mos përsëritet eksperienca shumë e hidhur e vitit 2020 ku vdekjet ishin më të larta se lindjet Nuk ka ndodhur ndonjeherë në Shqipëri që nga koha e Pavarësisë të  dominojnë vdekjet mbi lindjet,shto këtu edhe largimet masive në  emigracion dhe kjo do na kthejë pastaj në një vend të shkretë i cili do të banohet vetëm nga moshat e treta nëse nuk do ndodhë ajo që ka premtuar kryeministri Rama që shqiptarët do i zëvendësoje me bangladeshas pasi ata s;dinë as gjuhën shqipe dhe me ta mund të  sillesh si me bujkrobërit apo skllevërit.

Si e parashikoni ndarjen e 11 mandateve mes forcave politike në qarkun e Korçës?

Në kemi objektiv të fitojmë 5 mandate si PD aleatja jone LSI synon të marrë një mandat dhe të dyja bashkë do dalim koalicioni i parë politik në qarkun e Korçës.

Një pjesë e demokratëve janë shprehur për procesin e vaksinimit duke e konsideruar strategji të PS e cila po përdoret në kuadër të fushatës .Ju si mendoni?

Duke qenë se nuk ka asnjë sukses ka një  pakënaqësi kaq të madhe në popull nuk ka realizuar asnjë nga premtimet nuk ka program.Rama është politikani që konkurron pa program.Pa program konkurroi në 2017 me gënjeshtra konkurroi në 2013 asnjë s'u realizua nga ato.Pa program në 2017 kërkoi tepsinë dhe timonin dhe i mori përmes manipulimit të rezultatit elektoral sikurse e treguan përgjimet e dosjeve të Durrësit dhe Dibrës.

Edhe tani vjen pa program vetëm sulmon programin e PD,nuk i shfaq asgjë qytetarëve shqiptarë dhe për të mbushur këtë boshllëk po perpiqet të shfrytëzojë pandeminë dhe tërmetin rezultatet e të cilave kanë qenë katastrofike.Një vit e gjysmë pas tërmetit te nëntorit 2019 sot  rezultati është një  grusht me miza.Po të shikosh nga te 4 anët ka jashtëzakonisht shumë pak shtëpi të ndërtuara.Kur ndërtohet një shtëpi tek nisen autoritete te larta shtetërore dhe presin shiritin a thua se kanë prerë shiritin e ndonjë autostrade Akoma ka mijëra banorë qe jetojnë nëpër çadra. E njëjta gjë me pandeminë,përpiqet ta shfaqë si sukses të  madh sikur po e shpëton këtë popull në fakt renditemi midis kombeve me nr më të lartë të vdekjeve për  100 mijë banorë, renditemi vendi me mbështetjen më të vogël financiare.

Gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kufizime në krahasim me vendet europiane  po Shqipëria nuk ka asgjë më pak se Kosova e cila ka dhënë më shumë se trefishin e paketës së ndihmës ekonomike që ka dhënë Shqipëria.

Këto janë dështime totale  të Edi Ramës i cili me demagogji,me pompën e zakonshme që i fryn çështjet po përpiqet ti paraqesë si suksese ndërkohe qe janë dështime të plota.

Rezultatin e këtyre politikave do ta marri më 25 Prill kur të shohë rezultatin zgjedhor dhe urrejtjen të cilën populli shqiptar ka për këtë qeverisje,ka për këtë ekip për këtë grusht oligarkësh dhe politikanësh të cilët prej 8 vitesh vecse po e rrënojne vendin ekonominë dhe jetët tona.

Ne një bisedë mes Ramës dhe Peleshit emri juaj është përmendur nga ky i fundit, i cili është shprehur se ju keni premtuar mbylljen e doganave për shitjen e prodhimeve brenda vendit  Çfarë komenti keni?

-Unë kam lëvizur jashtëzakonisht shumë në pjesën rurale të qarkut te Korçës dhe gjithandej jam ndeshur me sasi të konsiderueshme mollësh të kalbura,qepësh ,patatesh të mbira.Nga se vjen kjo?Vjen nga politikat shumë të gabuara bujqësore që ndjek qeveria dhe favorizimi ekstrem i oligarkëve që importojnë mallra bujqësore dhe blegtorale.

Ka qenë praktikë e përhershme e jona në periudhën 2005-2013 që në kohën që dilte prodhimi vendas në treg ne rrisnim çmimet e referencës në dogana.Kur themi që do mbyllet dogana dhe do ulet trari kjo është në mënyrë simbolike.

Fjala është për rritjen e çmimeve të referencës në mënyrë që tregtaret të mos shkojnë në import dhe të marrin me çmime te lira,po të marrin produktin vendas i cili dhe nga cilësia nuk bie poshtë atij te importit dhe ju  siguroj që brenda 2- 3 muajsh evadohet gjithë prodhimi vendas.Nëenuk jemi një shtet që prodhojmë për të gjitha nevojat që kemi,ne nuk i plotesojmë nevojat,sigurisht që do të ketë nga importi por është krim qe ne momentin qe del ne treg prodhimi shqiptar te mos aplikosh politika te tilla favorizuese.

Marrëveshje të tregtisë se lirë ka pasur që në kohen e qeverisë së Fatos Nanos nuk ështëndonjëshpikje  e Niko Peleshit marreveshje të tregtisë së lire ka pas dhe ne kohen tonë por kemi vepruar si ju thashë me rritjen eçmimet e referencës.

Ka një politikë tjetër për mendimin tim kriminale ndaj fermerëve shqiptare ; Ajo që ka te bëjë me rimbursimin e TVSH për produktet dhe mallrat bujqësore.Nëse një grumbullues e merr mallin nga prodhuesi shqiptar ai i paguan shtetit 20% TVSH dhe shteti e rimburson me 6%, ndërsa14%është fitim Neto i shtetit pa lëvizur as gishtin më të vogël.Tregtari shkon te fermeri dhe i kërkon që t'i ulë çmimin për ketë 14%se nuk do ta paguajë ai nga paratëe tij.Fermerët e ulin çmimin deri atje ku mban se më pas kosto mund të dalë  më e lartë se çmimi  dhe s'ka kuptim që të vazhdosh të prodhosh.

Ne kushtet kur nuk ulet me çmimi, tregtarët i drejtohen importit.Ne import jo vetëm që e gjejnë me çmim më të lireë sepse bujqësia shqiptare nuk është dhe aq konkurruese në krahasim me vendet e tjera te cilat edhe subvencionojnë më shume se Shqipëria, por shteti i tyre u merr 20% TVSH dhe i rimburson po 20%, pra interesi i oligarkëve të importit është te mos marrin nga fermerët shqiptare po te marrin në import.Kjo politike  është vendosur nën regjimin e Ramës dhe po shkatërron bujqësinë shqiptare.Këto do t'i anulojmë sa të vije qeveria e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama dhe Niko Peleshi mos merren me teori nëse shqetësohen vërtet për fermerët duhet t'u gjejnë zgjidhjen.Vërtet mund të kritikosh kundërshtarin tënd politik por kur nuk i jep zgjidhje atëherë problemi ngelet aty dhe ngelet ne kurrizin e fermerëve shqiptarë. Zgjidhjet janë këto qe sapo thashë më parë.

Cila do të jetë qasja juaj nesër si deputet mbi nevojat dhe problematikat e qytetarëve?

Në radhe të  parë është programi i PD në Shqipëri por edhe për  qarkun e Korçës.Unë nuk jam deputet i ri në qarkun e Korçës, kam kandiduar dhe 3 herë të tjera dhe kam fituar madje dhe kur kam qenë në proporcional nuk kam fituar për shkak të listave po zonat që kam mbuluar kanë dalë me rezultat pozitiv plus.

Jam interesuar dhe kam kontribuar mjaftueshëm në zhvillimin e  infrastrukturës  së zonave që  kam mbuluar dhe për këtë kam mirënjohjen e banorëve të këtyre zonave.Kam kurajon që të vij dhe të kandidoj për herë të katërt në të njëjtën zonë dhe tu kërkoj votën e mbështetjen qytetarëve të qarkut të Korçës,bazuar në kredencialet që kam si politikan në këtë zonë prej kaq e kaq vitesh dhe jam i bindur që do me mbështesin e do më zgjedhin edhe ne Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

Pse duhet tu  votojnë ju dhe PD në 25 Prill?

Duhet ta votojnë PD për të sjellë ndryshimin sepse vendi ndodhet vërtet në një udhëkryq në një qorrsokak.Kjo rrokullime që kemi marrë prej 8 vitesh  po na çon në greminë mjafton ti referohesh shifrave të azilantëve.Jemi të dytët pas Sirisë ku ka lufte, në Shqipëri nuk ka luftë. Gjithë ky mjerim ekonomik gjithë kjo babëzi,gjithë ky abuzim me fondet publike,lidhjet me botën e krimit,stopimi i procesit te integrimit europian janë arsye te mjaftueshme për ta ndëshkuar qeverinë e Edi Ramës.

Nga ana tjetër duhet të na votojnë ne sepse kemi një program i cili adreson pikërisht këto çështje me te cilën ballafaqohet sot shoqëria shqiptare.Prandaj u bëj thirrje të gjithëve të votojnë për nr 9 për PD dhe në 26 prill të kemi një qeveri të përgjegjshme normale e cila do të fokusohet në radhe te parë në ekonominë në mënyrë që për të gjithë të ketë hapësira dhe mundësi shumë më të mëdha dhe të mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/04/2021 01:12

    Z.Spaho, besoj se nuk e dini,por po j'ua them si info. qe te mos dukeni si injorant:Korcaret e kane patur tradite emigrimin gjithemone,edhe ne kohen e pare.Vendet e preferuara te tyre:Greqia,Bullgaria,Rumania,U.S.A.Emigrimi i tyre me shume se sa nevoje,ka qene tradite dhe nuk besoj se ka per te ndalur ndonjehere.

    Përgjigju
  • mond: 09/04/2021 22:05

    gjithe ato probleme qe tregon dhe gjithe ato premtime per ti regulluar perseri per barazim 5-5 pretendoni? po perse ky rezultat ? nga gjithe ato probleme duhet te ishte te pakten 6-4 per pd dhe lsi do shkoje nga me i forti nqs merr gje.objektivat i paskeni me dyshim, kjo eshte e verteta, perndryshe nuk duhet ta diskutonit fitoren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?