Politikë

I pari në listën e LSI në Shkodër, Çela i premton ish të përndjekurve se do të çojë çështjen e tyre deri në fund

6 Prill 2021, 15:20| Përditesimi: 6 Prill 2021, 15:27

  • Share

Kryesuesi i listës së LSI në qarkun Shkodër Agron Çela së bashku me kandidatët e tjerë për deputet, Lindita Reçi, Erlinda Kavaja dhe Elvis Metani, zhvilluan një takim me kryetarin dhe anëtarët e shoqatës së ish të përndjekurve politik.

Kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve, Zenel Drangu foli lidhur me problematikat që has kjo shtresë, ku kërkoi që pas 25 prillit kandidati Çela dhe pjesa tjetër e ekipit, të ngrenë zërin për ta në kuvend.

“Keni ndihmuar shtresën tonë. Një kërkesë nga ana ime se do të jeni në parlament, për çështjen e te internuarve që janë të 1944 në tel më gjemba, që fatmirësisht është aprovuar në parlament dhe nuk kanë marrë asnjë këst si 8 vite që ishte PD në pushtet dhe PS tani.”, tha kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve Zenel Drangu.

 “Nuk duhet të premtojmë shumë po të punojmë shumë. Unë eci deri në pikën e fundit për një njeri që duhet, për një komunitet, për në investim, deri në momentin që e realizoj”, tha kandidati për deputet, Çela.

I bindur se ka ende shumë për t’u bërë, kandidati Agron Çela tha se do të jetë përherë në dispozicion të kësaj shtrese dhe çdo qytetari të Shkodrës, për ta ngritur zërin aty ku duhet, që problemet të marrin zgjidhje.

Shkodra është një nga qarqet me numrin më të lartë të dënuarve, pushkatuarve dhe internuarve nga regjimi komunist dhe ndonëse kanë kaluar 30 vite nga ardhja e demokracisë, sërish për këtë shtresë dhe pasardhësit e tyre shumë gjëra nuk u realizuan në kohë. Duke premtuar se pas 25 prillit, këto çështje do të kenë trajtimin serioz, kandidati Çela garantoi se ai do të bëhet avokati i tyre në kuvendin e ri të Shqipërisë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?