Çifti shqiptar në Greqi

I penduar, por shumë vonë, shqiptari që vrau gruan në Greqi: Me bëri me nerva se më shau, e kapa nga gryka dhe e mbyta

8 Dhjetor 2021, 13:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 13:07

  • Share

“U bëra me nerva se më shau, e kapa nga gryka dhe e mbyta”, këto fjalët e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan 3 ditë më parë në Lakoni, pas një dite të gjatë në punë.

Mëngjesin e sotëm ai është paraqitur në gjykatë, ndërsa siç shkruajnë mediat greke u shpreh i penduar për verpimin makabër që kreu, teksa fëmijët po flinin te dhoma ngjitur.

“E mbyta, nuk e durova të më shante një grua”, këto fjalë ka nxjerrë nga goja vrasësi i Elonës, nënës së dy fëmijëve që po ndiqen me psikolog pas shokut që kaluan.

40-vjeçari e mbyti Elonën mbrëmjen e 5 dhjetorit, pas një debati të fortë dhe “kërcënimit” të 36-vjeçares së do të largohej nga shtëpia bashkë me dy fëmijët të moshës 8 dhe 11 vjeç. Këto kanë qenë edhe fjalët e para që tha autori 40-vjeçar, pasi policia mbërriti në shtëpinë e çifuti dhe pa gruan pa shenja jete të shtrirë.

Sipas raportimeve të policisë, shqiptari nuk ka qenë i dënuar më parë dhe as 36-vjeçarja nuk kishte denoncuar ndonjëherë për dhunë në familje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?