I penduari i drejtësisë: Shkëlzeni shofer më dha unazë gjoja t'i propozoja, Eglantina pasagjere...Makina u çua në lavazh pas krimit!

11 Shtator 2020, 13:45| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 13:47

  • Share

Në dëshminë që mban datën 19 janar 2019, shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit ka rrëfyer me detaje mbi marrëdhëniet që kishin babë e bir me Eglantina Bucin. Kjo e fundit ishte fejuar me një djalë që nuk e donte, dhe më pas pasi kishte marrë një sasi lekësh nga shtëpia e saj kishte ikur me djalin që ajo donte. Ky i fundit, kishte një dyqan ushqimore pranë shtëpisë ku jetonte Eglantina. Ai tregon se Shkëlzeni e kishte "përdorur" atë që të bënte për vete Eglantinën, madje edhe i kishte dhënë unazën që t'i propozonte, por më pas hoqi dorë nga kjo "lojë" pasi po i shkaktonte probleme në familjen e tij.

"Para rreth 5-6 vitesh në afërsi të Qafë Mollës – Dajt , Shkëlzen Buci ka vrarë me armë zjarri pistoletë motrën e tij, Eglantina Buci. Deri tek vendi i vrasjes Shkëlzeni e ka çuar motrën e tij me automjetin tim. U takova me Shkëlzenin dhe Eglantina Bucin tek rrethrrotullimi i autobusëve tek IKV, dhe prej andej vazhduam rrugën në drejtim të malit të Dajtit. Shkëlzeni i jepte makinës, Eglantina ishte pasagjere në sediljen e parë, dhe unë mbrapa. Pas ngjarje, shkuam në një lavazh në rrugën “Xhanfize Keko” për të larë makinën

Shkëlzen Bucin e kisha shok. I dija problemet e tij me motrën, por edhe të babait Faik Bucit. Eglantina ka marrë një sasi lekësh nga banesa dhe ishte larguar, si dhe Eglantinën e kishin fejuar pa dëshirën e saj, i vëllai dhe babai. Në kohën që Eglantina ka qenë e fejuar, nuk e donte këtë djalë dhe pasi ka marrë paratë nga shtëpia, është larguar me djalin që dashuronte, i cili kishte një dyqan ushqimor pranë shtëpisë se Eglantinës.

Pasi është larguar nga banesa, pas disa kohësh, policia zbuloi vendndodhjen e Eglantinës dhe e shoqëruan në komisariatin e Kamzës. E çova Faikun dhe nusen e tij, L.Buci (njerkën e Eglantinës) në Komisariatin e Kamzës. Shkëlzeni erdhi më vonë në komisariat pasi kishte punë. Unë me njerkën e Eglantinës qëndruam në lokal. Pas rreth një ore Faiku me Shkëlzenin dolën nga komisariati ndërsa Eglantinën e shoqëroi policia në një qendër rehabilitimi, me sa më kujtohet, në Linzë. Më tej ata vazhduan gjyqet me djalin që u largua Eglantina, por edhe personat e tjerë që ishin të përfshirë në largimin apo shfrytëzimin e saj. Një herë gjatë zhvillimit të gjyqit, Faiku e ka kërcënuar Eglantinën duke i kërkuar llogari për shumën e lekëve që i kishte marrë nga shtëpia. Isha i pranishëm kur Faiku bëri këtë bisedë me Shkëlzenin. Gjatë kësaj kohe Faiku dhe Shkëlzeni lëviznin me makinën time dhe prandaj kam qenë i pranishëm në çdo bisedë që ata bënin.

Më pas, nga Shkëzeni mësova se Eglantina ishte larguar nga qendra e rehabilitmit dhe qëndronte tek xhaxhai i saj në Babrru. Gjatë kësaj kohe, Shkëlzeni më propozoi që të lidhesha me Eglantinën me qëllim që ajo të afrohej me të shtëpisë së saj. Shkëlzeni më dha numrin e telefonit të Eglantinës dhe fillova të flisja me të dhe e takova për herë të parë, të vetme. Ndërsa herën e dytë ajo ka marrë në takim edhe xhaxhain e saj ku u takuam në një lokal tek Fresku.

Herën e tretë u takuam në rrugën e Dibrës përballë “Shkollës së Bashkuar” ku i dhashë Eglantinës një unazë, që më parë ma kishte dhënë Faik Buci, që gjoja të fejohesha me të.

Pas disa kohësh duke qenë se Eglantina më shqetësonte në telefon në orët e vona të natës si dhe kanë filluar që të kërkonin banesën time duke qenë se nuk doja që të rrezikoja familjen pasi jam i martuar, iu shkëputa marrëdhëniet me Eglantinën. Shkëlzeni dhe Faiku debatuan me xhaxhain sepse pse e mbante Eglantinën në shtëpinë e tij. Te kafe "Europa" janë takuar Eglantina, Faiku dhe Shkëlzeni. Djali me të cilin ishte larguar Eglantina pasi ajo kishte marrë lekët nga shtëpia si dhe një djalë tjetër me emrin "Visi" i cili ishte shoku i të dashurit të Eglantinës. Nga Shkëlzeni kam mësuat se takimi ishte bërë me qëllimin që personi të pranonte fejesën me vajzën dhe familja ta pranonte këtë fejesë", mësohet të ketë thënë ai.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE! 'Këtë që pe fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur'/ Rrëfimi i dëshmitarit: Si e vrau Shkëlzeni Eglantinën në syrin tim dhe kërcënimet që mora nga Faiku!


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?