Një tregtar nga Puka është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi rezulton si person në kërkim nga drejtësia italiane. Ai ezulton i dënuar nga gjykata e Apelit në Milano me 13 vite burgim për akuzën e “Trafikut të drogës” dhe pjesëmarrje në “Organizatë kriminale”. Dënimi është bërë në mungesë pasi shqiptari ka mundur ti shpëtojë arrestimit të policisë italiane, duke u fshehur në Shqipëri, vend në të cilin ka hapur dhe biznes, një Bar-Kafe.
Sipas dosjes italiane, tregtari ka qenë pjesë e një organizate kriminale, ku ishin të përfshirë Shqiptarë,Italianë dhe Turq, të cilët bënin trafikimin dhe shpërndarjen të kokainës dhe heroinës në zonat e Milanos. Aktiviteti kriminal është dokumentuar nga prokuroria dhe policia italiane në vitin 2006. Ndërsa vendimi i formës së prerë për dënimin e tij me 13 vite burg ka hyrë në fuqi në vitin 2012.
Ai ka rezulton në sistemin e kërkimit me pullë “të kuqe”, dhe për pasojë policia e Tiranës ka bërë arrestimin e tij. Ai ka dalë para gjykatës së Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” 40 ditor, afat ky që shërben si periudhë për mbërritjen nga autoritet italiane të kërkesës për ekstradim në Itali.
I përfshirë në organizatë kriminale në Itali, kapet tregtari që u dënua me 13 vite burgim
Dënimi ka hyrë në fuqi në vitin 2012. Në 2006 ka trafikuar kokainë e heroinë.