Thoma Jano

I ‘përjetshmi’ i përgjimeve Thoma Jano që ‘përcolli’ 4 kryeprokurorë kalon Vetingun me sukses, bëri 3 herë testin e poligrafit

20 Qershor 2020, 17:45| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 17:48

  • Share

TIRANË- Konsiderohet ndryshe edhe si i ‘përjetshmi i përgjimeve’ në Shqipëri. Bëhet fjalë për prokurorin Thoma Jano, i cili drejton prej 16 vitesh zyrën e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Thoma Jano e ka nisur karrierën në drejtësi që në vitet ’80. Në vitin 2002, Jano u emërua zëvendësministër i Rendit Publik. Këtë detyrë e ushtroi vetëm dy vjet. Nga viti 2004 dhe deri më sot, Thoma Jano drejton zyrën e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, duke u bërë drejtuesi më jetëgjatë i përgjimeve në Shqipëri. Jano ka pritur dhe përcjellë katër kryeprokurorë pa lëvizur nga detyra, konkretisht Theodhori Sollakun, Ina Ramën, Adriatik Llallën dhe Arta Markun. Në dhjetor të vitit 2019, Thoma Jano u zgjodh edhe zëvendësprokuror i Përgjithshëm, nga kryeprokurori i ri Olsian Çela.

Procesi i Vetingut për Thoma Janon nisi që në janar të vitit 2018. Seanca dëgjimore u zhvilluar në shkurt të këtij viti, ndërsa dy ditë më parë, Komisioni i Vetingut ka publikuar vendimin për konfirmimin në detyrë të Prokurorit. Jano kaloi pa probleme të tre testitet e Vettigut, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. “Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit... konstatoi se subjekti ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel të mirë kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale”, thuhet në vendim.

Gjatë seancës dëgjimore, Thoma Jano u shpreh se “Kam 44 vjet punë, ndërkohë që më nevojiten edhe 5 vite të shlyej kredinë për apartamentin e blerë në vitin 2000. Të ardhurat dhe shpenzimet i kam deklaruar çdo vit. Kam bërë një jetë të thjeshtë dhe prej 16 vitesh drejtoj një strukturë në Prokurorinë e Përgjithshme. Kam qenë ndërmjetës mes prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të inteligjencës. Për këto arsye kam kryer testin e poligrafit tre herë dhe kam dalë i përshtatshëm”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 30/04/2022 15:55

    Z. Thoma Jano është njeri me integritet moral të lartë, njeri i respektuar mes kolegësh dhe njeri që ruan ekuilibrat. Z. Jano dallohet për përvojë të gjatë pune në momente të çfarëdo lloji që ka kaluar shteti ynë. Sektori i përgjimeve është shumë delikat, kritik dhe kërkon përgjegjshmëri. Vetëm ky GENTILMAN mund ta kryejë këtë funksion, kaq me seriozitet. Përvoja disa dekadëshe në punë e ka thyer në profesionist të padiskutuar në ushtrimin e ndjekjes penale. Kosideratë të lartë për Z. Zëvendësprokuror të Përgjithshëm të shqiptarëve.

    Përgjigju
  • Eva: 21/06/2020 00:30

    #Me To! Ndershmeri dhe respekt i vetes! Kur nuk ju pelqen si sillesh se je i ndershem, jeton me djersen e ballit dhe respekton veten e njerezit etiketohesh si "komunist"!

    Përgjigju
  • Loni: 20/06/2020 19:51

    Urdheroni thoini komunist tani .... Per mua esht nder kjo fjale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?