Alban Voda

I preu kokën fqinjit, familjarët e viktimës: Autori i krimit horror në Përmet drejt lirimit nga Gjykata

7 Tetor 2019, 10:52| Përditesimi: 7 Tetor 2019, 12:39

  • Share

Familjarët e Nesim Hoxhës, i cili u vra nga Alban Voda, shprehen se gjyqtari i Gjykatës së Përmetit Dritan Hasani, në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatisin hapin e radhës për të nxjerrë të lirë killerin e Përmetit Alban Voda.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 mars 2017, ku ish-komando Alban Voda  vrau duke i prerë kokën 66 vjecarit Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë.

Ndërkohë familjarët e viktimës shprehen se  zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor.

Vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha i cili shprehet se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje, kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetgjyqësisë.

Ngjarja e ndodhur në 5 mars të 2017, bëri bujë të madhe pasi ishte e padëgjuar dhe e paparë në këtë fshat vrasje e tillë. Alban Voda, për motive të dobëta goditi disa herë me thikë 66 vjecarin Nesim Hoxha duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ky veprim u konsiderua i ndërmarrë në kushtet e depresionit pasi ish komandoja i Afganistanit, ishte nën efektin e lëndëve psikotrope.


Alban Voda
Nesim Hoxha

Komento

Komente

  • anila: 07/10/2019 23:37

    Pse nuk vrau veten ai meqe ishte nen ndikimin e lendeve psikotroqe,por vrau njerez te tjere .Ai njeri duhet denuar

    Përgjigju
  • Berat: 07/10/2019 14:30

    Eshte per te ardhur keq per kata ushtar qe shkojn ne kto vende shumisa e ktyre kalojn ne depresion sdihet se çu bejn djemve te shkret ja u heqin trunin

    Përgjigju
    • Ushtari: 07/10/2019 17:18

      Asigjo sna bejn ta garantoj.thjesht do byth dhe mendje te shendosh ne mision.ka 5 misione.jam familjar dhe skam probleme as me ligjin as me njeri.se kalin nje oall ne depresion sesht faji i ushtris

  • Tirana: 07/10/2019 13:50

    Po e liruan kaloni ne sater gjyqtarin dhe ndihmesit e tij! Pastaj futet vete ne burg ai krimineli!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?