Mjekja e dhunuar Jonida Çeliku

I riu dhunon mjeken në spitalin e Shijakut, arrestohet nga policia (EMRAT)

28 Janar 2022, 11:24| Përditesimi: 28 Janar 2022, 13:22

  • Share

SHIJAK- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka goditur mjeken e spitalit të Shijakut, teksa ishte në krye të detyrën.

Detajet ë kësaj ngjarjeje nuk dihen, teksa Report Tv mëson se autori është Duro Istrefi, banues në Shijak.

Ai ka goditur mjeken Jonida Çeliku, po shkaqet janë ende të pazbardhura.

Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital”, njofton Policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?