I riu serb plagoset me thikë nga shqiptarët në Mitrovicë/ Haradinaj: Fajtorët të marrin dënimin e merituar

1 Shtator 2019, 21:50| Përditesimi: 1 Shtator 2019, 21:54

  • Share

Një i ri serb është plagosur me thikë pas një përleshje me një grup të rinjsh shqiptarë, ngjarje e ndodhur në Urën e Ibrit në Mitrovicë. I lënduar mbeti 17 vjeçari D. Bojkoviç. Ai është duke marrë trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka dënuar ashpër plagosjen e të riut serb duke i bërë njëherësh tirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend!”

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?