Kosova & Rajoni

Greqi, i ‘Shpërtheu’ zjarri në banesë, fqinjët me çdo mjet, ujë, shkallë edhe 'guxim' bëjnë gjithçka që të shpëtojnë të moshuarën (VIDEO)

8 Qershor 2021, 11:53| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 16:43

  • Share

GREQI- Momente tmerri përjetuan banorët e zonës së Petrupolit në Athinë, pas “shpërthimit” të zjarrit në apartamentin e një të moshuare, e cila mbeti e izoluar mes tymit.

Përpara se zjarrfikësit të mbërrinin në shtëpinë ku shpërtheu zjarri, fqinjët e të moshuarës nuk e lanë vetëm por menjëherë me çdo mjet të mundshëm, shkallë, ujë dhe guxim kanë bërë gjithçka për ta shpëtuar.

Fqinjët u ngjitën në ballkonin e së moshuarës, aty ku ajo kishte dal për t’i shpëtuar tymit dhe zjarrit që ra në banesë, por nga frika ajo nuk mundi të zbriste.

Si përfundim ishin zjarrfikësit ata që e shpëtuan atë, duke e zbritur nga ballkoni pa asnjë dëmtim.

Solidariteti dhe ndihma e menjëhershme që ofruan fqinjët është në gjest frymëzimi, disa histori të “këqij” ndonjëherë kanë një fund të bukur.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?