Salvatore Di Gangi dhe Toto Riina

Bota

I shtypur nga treni, gjendet i vdekur ish-miku dhe besniku i Toto Riinas, 'bosi i bosëve' të Cosa Nostra-s

29 Nëntor 2021, 12:58| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 13:00

  • Share

Salvatore Di Gangi, i konsideruar si një nga besnikët e ish-bosit historik të mafias siçiliane 'Cosa Nostra', Totò Riina-s,  i dënuar me 17 vjet për mafia, vdiq në moshën 80-vjeçare i shtypur nga treni. Trupi u gjet midis dy binarëve të tunelit hekurudhor midis stacioneve të Genova Piazza Principe dhe Genova Brignole. Burri dyshohet se u sëmur dhe më pas u përplas nga një tren që kalonte.

Di Gangi më parë ishte liruar për arsye shëndetësore. Ndërkohë që Prokurori i Genovas ka hapur hetimet për të hedhur dritë mbi vdekjen e Di Gangit.

 Emri i Di Gangit, një bosi mafioz historik 80-vjeçar, u rishfaq në tetor në hetimin e resortit Torre Macauda, ​​një hotel luksoz në Sciacca, protagonist i disa hetimeve mafioze dhe që besohet se është në pronësi të Kumbari korleonez Totò Riina.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?