EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

19 Prill, 16:16| Përditesimi: 19 Prill, 16:18

  • Share

VORË - Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër – bashkëpunëtor i këtij të fundit – është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e Elton Andreicës, më datën 19 shkurt të këtij viti.

I arrestuari i identifikuar si Oljton Çeça dhe i shpalluri në kërkim Ajet Doku u arrestuan nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale e Kërkimin dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" në kuadër të operacionit “London”.

“U vu në pranga shtetasi O. Ç., 27 vjeç, dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A.”,-njofton policia.

Po në kuadër të këtij operacioni janë vënë në hetim dy persona të identifikuar me inicialet P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Gjatë kontrollit të banesave të këtyre të fundit, policia ka gjetur gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celularë.

“Gjithashtu, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?