Kronikë

I vendoset tritoli një shtëpie në Fushë Krujë, hera e katërt! Shkak dyshohet konflikti familjar, shoqërohet ish-kunati i pronarit të banesës

19 Prill 2021, 07:20| Përditesimi: 19 Prill 2021, 15:15

  • Share

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Halil të Fushë Krujës. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një banese në pronësi të Arben Pllumit, ndërsa është hera e katërt që i vendoset tritol shtëpisë së këtij të fundit.

Burime nga grupi hetimor thanë për "Report Tv" se dyshohet për një konflikt familjar. Motra e Arben Pëllumbit është divorcuar para disa kohësh nga bashkëshorti dhe ky i fundit e akuzonte për vjedhjen e 50 mijë eurove. Këtu dyshohet se ka lindur konflikti mes dy familjeve. Burimet thanë se pikërisht ish-kunati i Arben Pëllumbit është shoqëruar për t'u marrë në pyetje rreth ngjarjes së mbrëmshme.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar muri i banesës së Arben Pllumit, si dhe janë regjistruar dëme dhe në shtëpitë pranë. Sipas dëshmisë së fqinjëve, tronditja nga shpërthimi ishte shumë e fortë, ndërsa e krahasojnë atë me tërmetin e 26 nëntorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

1618810513_WhatsAppImage20210418at23.49.03.jpeg

Banesa e dëmtuar nga shpërthimi

Ora 15:08
Detaje të reja nga vendosja e tritolit në banesën në Fushë Krujë, shkak dyshohet konflikti familjar! Shoqërohet ish-kunati

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbrëmjen e së dielës shpërtheu tritol në banesën e shtetasit Arben Pëllumib. Është hera e katërt që kjo familje bie pre e sulmeve me tritol, ndërsa burime nga grupi hetimor thanë për "Report Tv" se dyshohet për një konflikt familjar.

Motra e Arben Pëllumbit është divorcuar para disa kohësh nga bashkëshorti dhe ky i fundit e akuzonte për vjedhjen e 50 mijë eurove. këtu dyshohet se ka lindur konflikti mes dy familjeve që më parë kanë pasur krushqi. Burimet thanë se pikërisht ish-kunati i Arben Pëllumbit është shoqëruar për tu marrë në pyetje rreth ngjarjes së mbrëmshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ora 07:40
Vendosja e tritolit në një shtëpi në Fushë Krujë, flasin familjarët dhe fqinjët: Ishte shpërthim shumë i fuqishëm, ka shkaktuar dëme në të gjithë lagjen

Flasin familjarët pasi i është vënë tritol shtëpisë së Arben Pllumi në Fushë Krujë. Ata thotë se shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe sipas tyre kanë shkaktuar dëme në të gjithë lagjen.

“Krejt lagjen e kanë shqetësuar mirë neve po lagjen çfarë faji ka lagjja. Ne kemi shkuar mirë me të gjithë këtu”, tha një familjare.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ka shkaktuar dëme në të gjithë lagjen. Kjo është e 4 herë. Dëme materiale ka shumë në të gjithë lagjen, edhe komshinjtë. 3 komshinj më thonë që ka dëme materiale”, tha një fqinj.

“Ia kaloi trërmetit”, shtoi një tjetër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?