I vodhi delen, bariu në Ndroq merr peng hajdutin dhe e dhunon fizikisht për 4 orë

29 Qershor 2020, 09:46| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 09:49

  • Share

Vjedhja e një deleje në fshatin Mënik afër Ndroqit, ka bërë që një person të ndalohet duke u mbajtur peng për 4 orë dhe dhunuar fizikisht. Aleksandër Dumi, ishte duke ecur në rrugë dhe me duar tërhiqte një dele, por rastësisht është parë nga Pëparim Nika, pronari i kopesë së deleve, i cili po shkonte tek stani i tij.

Nika ka dyshuar se delja që tërhiqte me duar Aleksandër Dumi i përkiste tufës së tij dhe menjëherë e ka pyetur se ku e kishte marrë këtë dele. Por nga ana e Aleksandër Dumit, ka ardhur përgjigja se e kishte gjetur në rrugë. Nika, ka kuptuar se delja ishte e tufës së tij dhe se në atë zonë, vetëm delet e tij qëndrojnë për kullotje.

Përparim Nika, ka filluar ta godasë Dumin duke e tërhequr me forcë dhe futur pa dëshirën e tij në makinë. Dumi fillimisht është çuar në ambientet e një thertoreje, ku është rrahur keqas dhe më pas është zbritur në një përrua ku dhe aty është mbajtur peng dhe është dhunuar nga Përparim Nika dhe Ermal Ceka.  Pasi e kanë rrahur, ka qenë vetë Përparim Nika, i cili ka njoftuar policinë se kishte kapur një person që i kishte vjedhur një dele, duke ja dorëzuar policisë.

 Nga dhuna fizike, Aleksandër Dumi ka pasur dëmtime të rënda fizike dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës. Dumi ka thënë në polici se është mbajtur peng për 4 orë nga Përparim Nika dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk i njeh.

Dumi ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe ka vjedhur një dele në fshatin Mënik, Ndroq. Pas konstatimit të plagëve, në polici është shoqëruar Përparim Nika dhe Ermal Ceka, ku ky i fundit ka deklaruar se: “....e kam goditur me dy shpulla autorin e vjedhjes së deles, por jo në atë mase që ankohet Aleksandër Dumi...”.

Nisur nga këto rrethana policia ka arrestuar Përparim Nika, për veprën penale të “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, në kushtet e vuajtjeve të rënda fizike. Prokurori i çështjes Julian Zonja kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Përparim Nika pasi akuzohet për dy vepra penale të rënda. Por nga ana tjetër gjykata e Tiranës, ka vendosur të nxjerrë të paligjshëm momentin e arrestimit të Nika nga policia dhe të caktojë ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Lirimi nga burgu i Përparim Nika, ka bërë që prokuroria e Tiranës të apelojë vendimin e shkallës së parë në Apel, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për të.

Komento

Komente

  • Iris: 30/06/2020 02:19

    Mire eshte qe cdo pronar ti stampose gjedhin,kurse delet e dhite tu bejne shenja me ngjyra qe nuk dalin nga uji por qe te jene njelloj per gjithe kopene.Kjo ka qene tradite ne Shqiperi ne kohen e pare ,por nuk e di ne eshte rifilluar.Kjo do ndihmonte ne uljen e vjedhjeve,por dhe ne evitimin e akuzave e incidenteve pa baza.

    Përgjigju
  • Bin: 29/06/2020 20:48

    Ne kete te ashtuquajtur shtet nuk ka rruge tjeter.Prokurori ne vend te merret me hajdutin merret me ate qe u vodh dhe kete e ben sepse hajdutin e ka koleg.Te dy hajduter jane

    Përgjigju
  • shaban: 29/06/2020 15:11

    heren tjeter mos ta njoftoje policine por ta rrahi e ta mbaj et lidhur nja 1 jave

    Përgjigju
  • Ersilda: 29/06/2020 14:46

    Mir qe hajduti na vjedhe po na fusin dhe ne burg Se policat i kemi pal me hajdutin

    Përgjigju
  • xxx: 29/06/2020 14:29

    Paska shpetuar mire pa ngrene ndonje plumb çifte

    Përgjigju
  • Krimineli: 29/06/2020 13:56

    Mir ja ka bo madje madje nqs do ndihm nji hap larg jemi :p te vjedhesh eshte gjeje me e ulet

    Përgjigju
  • Realieti: 29/06/2020 12:12

    O çja paske bere mire. Ja ke nxjerre pijen dhe vesin hajdutit.

    Përgjigju
  • WTF: 29/06/2020 10:51

    Cfare lajmesh banale! Ne cdo vend te botes ka perplasje makinash, rrahje e banalitete nga njerez me intelekt te ulet, por nuk i sheh perdite ne lajme lokale e jo me kombetare. Mjaft se na e shpifet me keto banalitete! Pse nuk merreni dhe me lajme pozitive, p. sh. u hap fabrike e re, u hap ferme e re, u hapen vende pune, u ndertua nje rruge etj.? Njerezve u ka ardhur ne maje te hundes me krim, krim, krim, arrestim, krim, perplasje makinash, kercitje shpullash, mjaft se na hapet barkun!

    Përgjigju
  • Tani Shkoder: 29/06/2020 10:06

    Po mir ja kan ba qe e kan rrah, qe mos ti bin n mend me vjedh ma! Nika ska nevoje te arrestohet sepse ai esht viktima

    Përgjigju
    • Dren kurkulica: 29/06/2020 13:15

      Shumë e vërtetë vetëm injorantët dhe gjakprishurit nuk e përkrahin në këtë rast pronarin e kopesë së deleve

    • Ndroqi: 29/06/2020 13:06

      Ky Aleksander dumi ose skender dumi eshte emer shume i njohur nga policia por policia mer pjesen e vet dhe i le dore te lire derisa i preken interesat e veta

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?