Foto ilustruese

Kronikë

I vodhi portofolin 32-vjeçares në Berlin dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet pas dy vitesh 27-vjeçari në Pukë (EMRI)

26 Nëntor 2021, 19:14| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 19:26

  • Share

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Pukë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “vjedhje me dhunë”. Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim nga Gjermania, pasi në gusht të vitit 2019, ai ka ndaluar një 32-vjeçare në Berlin, të cilën ka tentuar ta përdhunojë.

Sakaq, Kristjan Dedaj mësohet se i ka vjedhur 32-vjeçares portofolin dhe paratë që kishte me vete. Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, ndërsa gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i Policisë
Kapet dhe vihet në pranga një 27 vjeçar i shpallur në kërkim. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim K.D., 27 vjeç, lindur dhe banues në Njësinë Administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrës.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit - Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32 vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe gjatë rrugës është sulmuar nga një shtetas, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj duke tentuar të kryente  marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32 vjeçarja, autori i veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasit K.D., banues në Fushë Arrës, i pandehur dhe në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori ka regjistruar procedimin penal Nr.55, datë 16.11.2021. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë më datë 26.11.2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?