Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, i cili i vuri zjarrin me benzinë zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier. Në pranga përfundoi Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier, i cili për motive të dobëta i vuri zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).
Ai kishte kërkuar të punësohej si mësues por duket se përgjigja negative nga DAR Fier, ka nxitur aktin e tij.
Lajmi kryesor:
Zjarr i qëllimshëm në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, arrestohet autori! I riu kërkonte punë si mësues, hodhi benzinë, evakuohen punonjësit (PAMJET)
//ReportTv.al