'I zhgënjyer sepse humbëm me autogol', Shkëmbi 'qan' pikët me Teutën! Arapi: I lumtur për fitoren time të parë si trajner

8 Dhjetor 2021, 11:22| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 12:50

  • Share

Teuta kampione në fuqi ka dalë nga kriza duke mposhtur 0-1 Dinamon me një autogol në pjesën e dytë. Protagonist i këtij episodi ishte portieri Edvan Bakaj, ndërsa ‘nëndetësja’ e ka të vështirë për të dalë nga koma. Për Renato Arapin, trajnerin e Teutës, kjo ishte fitorja e parë në krye të ‘djemve të detit’.

“Me siguri që ndjehem i lumtur dhe për këtë gjë falenderoj të gjithë çunat për ndeshjen e sotme. Sigurisht që ishte shumë e rëndësishme rikthimi te fitoret pas disa ndeshjeve të mira,”-u shpreh Renato Arapi, trajner i Teutës.

“Në fund të ndeshjes ka keqardhje sepse shënuam vetë në portën tonë. Duhet të ndjehesh keq. Shpresoj që ta kalojmë edhe me pak fat këtë situatë që është edhe pozitive,”-deklaroi Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Sfida tjetër e së martës është fituar 3-0 nga Tirana kundër Kastriotit, ndërsa java e 12 e kampionatit mbyllet me Kukësi-Laçi në ‘Elbasan Arena’. Verilindorët, të cilët renditen të dytët, e kanë detyrim fitoren sidomos pas tre pikëve të Tiranës. Në prag të sfidës ka folur futbollisti Flori Domi, i afruar nga ekipi i të rinjve.

“Laçi ka një ekip shumë të mirë, lojtarë shumë të shpejtë, por ne do shohim punën tonë dhe besoj do dalim me rezultat pozitiv,”-u shpreh Flori Domi, futbollist i Kukësit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?