Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi shantazhonte dhe kanoste një grua, duke i marrë para.
I riu me inicialet M. K., banues në Durrës, ka shantazhuar dhe kanosur disa herë një grua, duke i kërkuar para ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.
Ai u arrestua teksa po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.