Ne foto Mauro Icardi

Icardi kundër tifozëve të Interit. Barcelona jep siguri për Messi-n: Do luajë kundër Real Madrid

4 Shkurt 2019, 15:35| Përditesimi: 4 Shkurt 2019, 15:39

  • Share

Ndërkohë në Itali situata te Interi është ndër më të vështirat. Tifozët zikaltër pas humbjes kundër Bologna-s kanë kryqëzuar kapitenin Mauro Icardi, I cili shpërdoroi disa raste të pastëra gjatë ndeshjes. Ky I fundit nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka reaguar duke hedhur thumba drejt tifozëve. Sulmuesi I Interit në instagram shkruan: “Pranoj vullnetarisht vështirësitë dhe pengesat si hapa të rëndëishëm në rrugën drejt suksesit. Nëse nuk e doni Interin kur humbet, nuk e doni atë as kur fiton.”

Në Spanjë tifozët e Barcelonës janë në ankth për Lionel Messi-n, I cili pësoi një dëmtim në fundin e ndeshjes të luajtur me Valencia-n të shtunën. Sot futbollisti nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por në një prononcim për mediat spanjolle, pjestarë të sftafit të Barcelonës kanë siguruar se gjithçka është mirë për Messi-n. Në këtë mënyrë është konfirmuar se numri 10 do të jetë I gatshëm për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit të mërkurën kundër Real Madrid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?