Lifestyle

Ide brilante për të ngjyrosur vezët e pashkëve me lëngun e perimeve të ndryshme

29 Prill 2021, 12:45| Përditesimi: 29 Prill 2021, 12:52

  • Share

TIRANË- Jemi pak ditë larg festimit të Pashkëve, por zbukurimi i vezëve nis disa ditë më parë. Prandaj në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” Olga Kalimero, krijuese e dekorimeve të ndryshme tregoi për dekorimet e vezëve dhe qirinjve për këtë ditë të veçantë.

Zakonisht ngjyra që preferohet më shumë në ngjyrosjen e vezëve është e kuqja ashtu sic është edhe tradita por gjithmonë e më shumë amvisat parapëlqejnë që të bëjën eksperimente të ndryshme me ngjyra të tjera të veçanta për t’I përdorur edhe në dekorimin e tavolinave.

Shumë prej nesh përdorin bojën e kuqe që blejmë në supermarket por Olga Kalimero na tregoi ide të tjera me të cilat mund t’I ngjyrosim vezët e pashkëve:

“Një nga këto është me lëngun e perimeve siç është përshembull lakra e kuqe, panxhari, qepa, xhinxheri, në varësi të ngjyrës që duam t’i japim” tha ajo.

Si t’i ngyrosim vezët me bojën e përftuar nga perimet:

“Në një tas me ujë, hedhim 15 pika bojë të kuqe të përftuar nga perime të ndryshme, dy lugë uthull dhe më pas vendosim brenda në tas, vezën të cilën e kemi zjerë më parë. Nëse dëshironi që veza të marr ngjyrë të kuqe, është mirë që të përdorni vezë që vijnë në ngjyrë kafe. Nëse e vendosim për pak minuta, veza do të marr ngjyrë portokalli, sa më shumë ta lëmë brenda në ujë aq më e kuqe do të bëhet” tha ajo. 

Si t’i dekoroni vezët me figura të ndryshme:

“Merrni një kartopecetë me dekore lulesh, apo dekore të tjera sipas preferencës suaj, prisni pjesën e lules nëpërmjet një peneli ose dhe me duar, marrim lulen dhe e vendosim sipër tek veza, marrim të bardhën e vezës dhe lyejmë pjesën e shkëputur të kartopecetës dhe e vendosim tek veza e ngyrosur, kështu do të krijojmë vezët me dekore me lule” përfundoi ajo. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?