Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit

19 Prill 2019, 11:08| Përditesimi: 19 Prill 2019, 19:39

  • Share

Dhjetë ditë nga grabitja në aeroportin e Rinasit, Prokuroria për Krime të Rënda dhe Policia e Shtetit identifikojnë dy nga katër autorët që u larguan me thasët me para. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy të dyshuarit janë shtetas shqiptarë dhe prej disa ditësh mbahen nën vëzhgim nga Krimet e Rënda.

Ata janë persona me precedentë penal të dyshuar edhe për ngjarje të tjera kriminale ndërsa rezultojnë se kanë lidhje shoqërore me Admir Muratajn i cili në atë grabitje në tentativë për të djegur furgonin që hynë e dolën nga pista e avionëve, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Ndërsa hetuesit ndodhen në pritje të shifrës reale të grabitur për të cilën kanë kërkuar edhe informacion nga bankat, dy drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj interesit të ReportTv për hetimet i janë përgjigjur me heshtje.

Më 9 Prill 2019 në vetëm 90 sekonda teksa u futën në pistën e aeroportit të Rinasit grabitën 7 thasë me para të cilat bankat e nivelit të dytë po i transportonin jashtë vendit.

Në tentativë arratisje autorët e dyshuar 5 të tillë mes tyre dhe Admir Murataj u përplasën me repartin e FNSH ku për pasojë mbeti i vdekur Murataj. Ai prej 2016 ishte në arrati dhe në kërkim për grabitjet e mëparshme në aksin Tiranë-Rinas, ndërsa në kërkim për të njëjtat skemë grabitjesh rezultojnë edhe shtetasit Klement Cala dhe Aleks Pepa.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maloku: 19/04/2019 18:59

    Keto lajme ngjasojne si pjese e filmit Lista e Shinglerit kur cifuti i tha gjermanit qe hajduti ishte fiks ai qe vrau gjermani, ndersa keta policet tane po thone qe hajdutet ishin fiks ato persona qe kane 8 vjet qe si kapin por nderkohe i kapin dhe i lirojne

    Përgjigju
  • turi: 19/04/2019 14:04

    Bravo! Bravo! Per mendimin tim do te ishte e drejte ti coni dhe nje telegram kriminelve qe i kane zbuluar dhe do te kaloj policia qe ti arresoj dhe qe jane te lutur te gjenden ene banesen e tyre. Shpresoj qe te mos jete i verte lajmi se perndryshe eshte per te vene duart kokes sesi dekospirohen hetimet dhe arrestimet ne shqiperi.

    Përgjigju
  • saiqir tahiri: 19/04/2019 13:41

    asnje prove sknae po meqe kane qene shoku burgu po ia faturojne ketij te shkretit.

    Përgjigju
    • Satkaqir tahiri: 19/04/2019 15:22

      Po ke shum te drejt !

  • Vlora: 19/04/2019 12:56

    Ore kot lodhet policia ishte mami fredit dhe ka ik ne drejtim te paditur ajo ..

    Përgjigju
  • Ops: 19/04/2019 12:45

    Ore dakort autoret por leket ku shkuan ???

    Përgjigju
  • Futja kot: 19/04/2019 12:27

    Po Sekreti i Hetimit?!..hajde hajde

    Përgjigju
  • Leon: 19/04/2019 11:34

    Te ishte e vertete kjo,ju sapo dekonspiruat aksionin. Po me ngjan si lajm kazani me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?