Novak Djokoviç

Idioti është Novak Gjokoviç, jo të tjerët!

17 Janar 2022, 10:02| Përditesimi: 17 Janar 2022, 10:06

  • Share

Në fakt kryeministri i Australisë, Scott Morrison e ka thënë mendimin e vet për çështjen Novak Djokoviç më shumë se një javë më parë: "Rregullat janë rregulla!" Rregullat duhet të respektohen nga të gjithë, pra edhe nga tenisti më i mirë në botë.

Gjokoviq nuk lejohet të marrë pjesë në Australian Open në Melburn dhe - para se të fillojë turneu - tashmë është bërë humbësi më i madh. Por fatkeqësisht, ai shkaktoi disa dëme kolaterale në proces.Për shkak se si reputacioni i autoriteteve australiane, ashtu edhe organizatori i turneut e shoqata botërore e tenisit ATP u gërvishtën gjatë sagës së pafund Gjokoviç.

Gënjeshtrat

Ende mund të besohet se Gjokoviç i pavaksinuar për shkak të bindjes, erdhi në Melburn në fillim të janarit me bindjen se dokumentet e ofruara mjaftojnë për hyrje në këtë vend. Por kur u pa se nuk mjaftojnë, rasti dëshmoi tërë absurditetin e vet.

Papritur doli se ai është shëruar nga Corona, të cilën ai nuk e kishte përmendur më parë. Për më tepër, një test pozitiv u publikua me nxitim, e shpejt u konstatua data e gabuar. Përveç kësaj, ai ka takuar edhe të rinj dhe gazetarë, në kohën kur ishte i infektuar.

Gënjeshtrat gjithmonë shkaktojnë gënjeshtra të tjera deri sa nuk shembet konstrukti. Nuk do të befasonte nëse serbi së shpejti tërhiqet dhe e pranon se edhe testi ishte i rremë dhe se ai nuk ishte i infektuar fare, në mënyrë që të mos ndiqet penalisht për shkelje të rregulloreve të Coronës në Serbi dhe Spanjë. E kjo mund të çojë në hetime të mëtejshme për falsifikim ose mashtrim.

Mungesa e lidhjes me realitetin

Novak Gjokoviq duket se jeton në universin e vet ku ai është dielli dhe rreth tij rrotullohet gjithçka. Fakti që ai në Serbi gëzon statusin e yllit të paprekshëm dhe se atje ka pasur demonstrata për lirimin e tij, sigurisht që nuk e ndihmon atë të kthehet në realitet. Deklaratat e babait të Gjokoviçit se djali i tij po kryqëzohet si Krishti dëshmojnë këtë mendësi.

Është mirë që ministri i Emigracionit i Australisë, Alex Hawke, ka treguar më shumë realizëm me vendimin e tij dhe i hoqi vizën e Gjokoviçit. Është turp që tenisti dhe këshilltarët e tij nuk pajtoheshin me vendimet e qarta. E mira është që kërkesat e Gjokoviçit u refuzuan përfundimisht dhe ai do të dëbohet.

"Ne të gjithë i respektuam rregullat për ardhje në Australi dhe për pjesëmarrje në turne", tha konkurrenti i Gjokoviç Stefanos Tsitsipas në një intervistë me transmetuesin televiziv indian WION disa ditë më parë: "Një pakicë shumë e vogël ka vendosur të ndjekë rrugën e vet. Disi e bën shumicën të duket si idiotë”, tha greku.

Gabim! Idioti në këtë histori është Novak Gjokoviç.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 17/01/2022 12:47

    Djokovic, mori në fund të kësaj Historie bosh, nga autoritetet australiane, një përgjigje përfundimtare. Ai nuk do jetë pjesë e Australiane Open. Ajo që do mbetet në kujtesë, do jetë teatri tipik ballkanas i familjes së këtij tenisti të mrekullueshëm dhe politikanëve tallava si Vucic apo Bernabic që vetëm se plotësuan tablonë e një shoqërie që nuk ha pykë. Ndonjëherë, heshtja është flori dhe gjëja më e duhur për situatën. Për të folur, foli Djokovic, dhe e bëri mut gjithcka. Komedi ballkanase. Për të ardhur keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?