Igli Tare

Sport

Igli Tare: Milani është objektiv për të gjithë, do të ishte një nder! Jam gjysmë italian

13 Maj, 11:41| Përditesimi: 13 Maj, 11:42

  • Share

Milani është në kërkim të një Drejtori Sportiv dhe Igli Tare është në një pozitë të fortë për të marrë këtë post, paçka se kandidaturat janë të forta. Kur u duk se pas dy takimeve Milan - Tare nuk gjetën akordin, shqiptari ka folur për La Stampa dhe ka treguar sërish dëshirën dhe privilegjin për të punuar në një klub si Milani.

"Milani është një objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjoz si ky do të ishte një nder", tha fillimisht Tare.

Ish-drejtori i Lazios, tani pa kontratë, është ndër kandidatët më të fortë për rolin e Drejtorit Sportiv të klubit kuqezi dhe sipas drejtorit ekzekutiv Furlani, ende nuk është marrë një vendim në këtë drejtim.

“Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe njëkohësisht të jem shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”, tha Tare për La Stampa.

Furlani foli së fundmi për kërkimin e një drejtori sportiv. "Po vlerësojmë nëse duhet të punësojmë një Drejtor Sportiv dhe thashë gjithashtu se çështja qëndrore nuk ishte të punësonim dikë urgjentisht vetëm për hir të punës, por të zgjidhnim personin e duhur. Fokusi është në përfundimin e mirë të sezonit, por  nëse shtojmë dikë, do të jetë personi i duhur, por nuk ka nxitim", tha Furlani.

Me opsionet e zbehura të Bertës (i cili përfundoi te Arsenali) dhe Paraticit, Milanit i pëlqen edhe Tony D'Amico, i cili megjithatë kohët e fundit është transferuar te Atalanta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: