Pas 27 viteve karrierë, Gjin Gjoni, një nga njerëzit më me influencë në drejtësisë shqiptare, i shumëpërfolur për pasurinë miliona euro dhe për disa vendime të bujshme, ka vendosur të largohet me urgjencë nga sistemi gjyqësor. Është një largim i imponuar nga ngushtimi i ‘lakut’ të Vetingut, një proces që SHBA-BE i dikuan klasës politik shqiptare për pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjin Gjoni po verifikohej prej 20 muajsh nga Komisioni i Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, një kohë kjo shumë e gjatë në raport me kohëzgjatjen e gjyqtarëve të tjerë. Në këto rrethana, përballja e Gjin Gjonit me Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me gjetjet e Verifikimit, ishte e pashmangshme.
Misteri i arsimimit, vetëm 1 vit universitet!
Gjin Gjoni është arsimuar fillimisht në Universitetin Bujqësor i Tiranës, fakt të cilin është kujdesur për ta fshehur gjithmonë. Në vitin 1993 ka filluar punë si ndihmës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa kryer arsimin përkatës, por me kursin e famshëm të ‘Plepave’ në Durrës. Edhe kursin Gjin Gjoni e ka fshehur me kujdes. Por, misteri më i madh me arsimimin e Gjin Gjonit lidhet me kryerjen e fakultetit. Gjin Gjoni ka deklaruar se ka bërë vetëm një vit shkollë të lartë për jurist, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4-vjet, gjithnjë nëse merr numrin e provimeve të domosdoshme. Në maj të 2013, Gjin Gjoni u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u detyrua të publikonte CV-në. Në CV shkruan se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994. Dhe çudia vazhdon. Pas ‘diplomimit’ për një vit, Gjin Gjoni kryen edhe një master në “E drejta e Biznesi Evropian”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 2010-2011. Edhe sot e kësaj dite, Gjin Gjoni nuk e ka sqaruar publikuan se si ka mundësi që është ‘diplomuar’ për një vit.
Pa arsim, por me karrierë të shkëlqyer!
Mungesa e një arsimimi të besueshëm nuk e ka penguar Gjin Gjonin të bëjë një karrierë të shkëlqyer në drejtësinë shqiptare. Në vitin 1994 nga ndihmës gjyqtar bëhet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2009, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2013 zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra bëhet pjesë e qeverisjes së drejtësisë. Po në vitin 2013, ishte zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Në vitin 2015, Gjin Gjoni zgjidhet president i Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit. Në vitin 2016 zgjidhet përmes një shorti të dyshimtë anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Në vitin 1996-1997 Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë dhe në vitet 1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera.
Dosja e pasurisë së Gjin Gjonit
Gjin Gjoni është një ndër gjyqtarët më të pasur të drejtësisë shqiptare, ndonëse kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2003, rezultonte i pastrehë. 9 vjet më pas, në vitin 2012, deklaruar blerjen e një rezidence me vlerë 700 mijë euro si dhe një dyqan me vlerë 150 mijë euro, së bashku me bashkëshorten Elona Çaushi. Në vitin 2010 kanë deklaruar makinë 62 000 euro. Në vitin 2011, deklarojnë blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 53 200 000 lekë ose rreth 500 mijë USD etj. Gjin Gjoni ka deklaruar se pasuria e tij buron nga bashkëshortja, Elona Çaushi, pasi është e pasur. Por, në vitin 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i kallëzoi penalisht Gjin Gjonin dhe Elona Çaushit, me pretendimin se deri në atë kohë ata nuk justifikonin një pasuri me vlerë 2.4 milionë euro, ndërsa i akuzoi për falsifikim dokumentesh, pastrim parash, mashtrim me pasurinë etj.
Dosjet e bujshme në duart e Gjin Gjonit
1. Mborja e gjyqtarëve në KLD
Kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, në shumicën e rasteve ka votuar kundër shkarkimit të gjyqtarëve, të akuzuar nga Ministria e Drejtësisë për praktika abuzive në gjyqësor. Vetëm në mbledhjen e 24 janarit 2018, KLD mbrojtur 13 gjyqtarë nga ndëshkimi. Asnjë nga gjyqtarët që janë shpëtuar nga KLD nuk ka arritur që të kalojë Vetingun.
2. Lirimi i bosit ndërkombëtar të drogës Abdulselam Turgut
Abdulselam Turgut është një bos ndërkombëtar droge. Ai u arrestua në vitin 2011 në Rinas, për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009.Shtetasi turk, Abdulselam Turgut, ishte në kërkim në atë kohë edhe nga pesë shtete të Europës. Prokuroria kërkoj që të mbahej në burg. Kjo kërkesa u pranua nga Gjykata e Tiranës. Avokati i tij e ankimoi vendimin, duke kërkuar lirimin e tij. Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Gjin Gjoni vendosi që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës. Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por që shtetasi turk nuk është gjetur më në adresën që kishte gjykata. Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, me kryesues Gjin Gjonin, për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.
3. Dënimi i Vehbi Alimuçaj me 5 vjet nga 25 që kërkoi prokuroria
Në qershor të vitit 2000, Gjin Gjoni ka kryesuar trupin gjykues, i cili dënoi me 5 vjet burg Vehbi Alimuçaj, ish-bosit e kompanisë mashtruese VEFA. Prokuroria kërkoi 25 vite burg për Vehbi Alimuçajn, por gjykata e shkallës së parë e dënoi me 5 vite.
4. Dosja e grushtit të shtetit 14 shtator 1998 dhe dosja e Genc Ferhatin
Gjyqtari Gjin Gjoni ka marrë pjesë edhe në gjykimin e grushtit të shtetit të 14-shtatorit 1998 si dhe në çështjen e Genc Ferhatin, i dënuar për atentatin me antitank më 22 qershorin e kaluar, ku ngelën të vrarë Denis Gina dhe Medion Shehu.
Gjin Gjoni fenomenal, për të flasim nga Europa në NATO!
Në vitin 2014, kryeministri Edi Rama e konsideroi ‘fenomenal’ Gjin Gjonin, për të cili tha se flisnin nga nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë. “Gjin Gjonin?! Po e them copë, sepse jam ndier i tmerruar kur kam përballë zyrtarët më të lartë të vendeve të tjera që e përmendin si emër? Ç’arsye ka një zyrtar i lartë të dijë emrin Gjin Gjoni në anglisht? Dhe ç’arsye ka një aleancë e tërë, që shtrihet nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë që të dijë që është një Gjin Gjoni dhe ta shtrojnë këtë problem me të gjitha autoritetet që takojnë. Unë s’kam asnjë gjë me këtë person dhe nuk është personale, se të ishte do ishte 1/100 e së keqes, por është fenomenale. Dhe në këtë vend ku ka shumë martirë, që s’janë vënë në vendin e tyre, Gjin Gjoni bën martirin, se po e luftojnë për arsye politike. Është fenomenale”, tha Rama.
kriminel salehu duhet pushkatuar qe mbolli ksi monstrash ne gjyqsor ! ketij me e pakta duhet ti sekuestrohet pasuria dhe te beja dhe ca muaj burg se i bejne mire !!! por mos harroni monstrat e tjera qe kane ngel ne gjyqsor edhe pas konfirmimit te leshit qe ka bere kpk-ja e ndyre...qe le ne drejtesi donika zhulse prelen, karstriot qenef seliten...turp e faqja e zeze !!!
PërgjigjuPse t vje inat
Duhet ta godaash aty ku i dhemb me shume, ti sekuestrosh eket dhe tja pallosh gruan ne bythe, dhe gocen gjithashtu maskatait
PërgjigjuE dini se kush eshte me e keqja qe do ti vi ketij vendi????? Jane femijet e ketyre 'Gjin Gjonave", jane femijet e ketyre kriminelave qe po fitojne magjistraturen duke dhene shifra te frikshme lekesh, per te zene nje vend ne Gjykatat e Shkalles Pare. Do thoni juve jo te gjith jane njesoj, jo te gjith jane si Gjin Gjoni, por ama ato lek qe kane dhene duhet ti marin mbrapsh se ku u pa puna pastaj. Vend i pashpres eshte, sitem qe ska se si te funsionoj po nuk rane te gjithe, e te behet cdo gje me merite. Ka kaq shume student ekselent qe nuk i pranoj as sekretar ne gjykate, e jo me te ngrihen me larte.
PërgjigjuShikojeni mire se ka marre diplomen e shkolles se mesme pa mbaruar 8-vjeçaren. Si puna e ketij xhin xhonit eshte mbushur drejtesia, prokuroria dhe gjithe administrata shqiptare. Beni reforme te thelle dhe shihni se administrata eshte funksionale me 30 % te numrit te pergjithshem, 70 % duhen hequr qe te lehtesohesn shpenzimet buxhetore pa asnje pengese funksionimi. Vetem keshtu behet modernizimi i administrates shqiptare duke pastruar te paaftet dhe ata qe jane bij, gra, motra, teze, halla dhe dashnore te rases se qelbur te politikqeneve dhe deputeteve shkardhata.
PërgjigjuSa te mire e ka ate gruan ky super p.. e ka po ce do se ka per vete.
PërgjigjuNe c'kuptim nuk e ka per vete ?
Nje gje nuk kuptoj,c'lende jepte Gj.Gjoni,me <<edukim jurist e blektoro-bujqesor>> te fakulteti I gjeologji-minierave? Te themi permbajtja Kimiko-minerale e tokave,po kete mund ta beje shume mire nje gjeolog ose kimist,po Gjoni c'ne? Hm, shume intriguese ceshtja!
PërgjigjuSPAKU DUHET TI ARRESTOJE KETA PLEHRA DHE TI SEKUESTROJE PASURINE...
PërgjigjuDoreheqja seshte asgje para lejes se bares qe i dha KLDja
PërgjigjuKto largime jan te kota...ky kriminel duhet arrestuar,sekuestruar gjith pasuria qe ka ven me leket e krimit dhe duhet kalbur ne burg.
PërgjigjuKy funderrine eshte misherimi i shkaterrimit dhe kapjes se drejtesise nga serbi shpellar Saleh Kerma, vdekje berishizmit
Përgjigjuvec riperterihet mor zoteri...nuk i gjen gje kermat !!!
Prandaj eshte drejtesia be kete gjendje te mjere.eshte miku i saliut si mos te jesh i pasur normale qe kamiliona
PërgjigjuGjykatesi i plevave Gjin Gjoni qenka bere milioner njelloj si monstra e Durresit mekaniku qe u be gjykates me kursin e sales 3 mujor te plepave Osman Aliu qe u be milioner duke liruar kriminelet ne sallen e gjyqit dhe ne fund i rrembeu shtetit dhe 50 paga te paligjshme.
PërgjigjuAh ci ka ber shqiperis qeni sali qe ju shoft emri. Keshtu si ky felliqesira ka akoma shum ne drejtesi. Kursi i plepave ka ber gjygjtar e prokuror me qindra nga profesonet me te cuditshme nga bari derrash tek qerrexhijt e karrocier. Kur do vij dita qe kjo maskarade te pastrohet.
PërgjigjuKy Pleppisti mendon se me dorezimin e kerkeses per tu larguar nga puna e profesionit ne Drejtesi mendon se nuk do perballet me Drejtesine e re Se si hyri me punesim ne drejtesi me cfare arsimi ka mbaruar me Pasurine qe posedon si e arriti kete pasuri maramendese me nje cekic druri A dha drejtesi reale ku njeri cfare lidhje ka ky njeri ma njerezit e politikes Berisha Meta OFL do ta kete kete Moster te papare per dhe si e ka perfituar Pasurine Sic po vepron edhe me shtetasit e tjere duke i derguar Formularin e plotesimit mbi pasurine per ta Treguar si e ka vene Ky person eshte i barabarte me personat e tjere qe po verifikohen nga OFL ? Te shikojme ne ditet ne vazhdim
PërgjigjuVetingu te publikoje dosjen e shkarkimit dhe tia dorezoje spakut. Ceshte kjo! Bej lek me cekic korrupsioni dhe futi nje dorejeqje. Cfare bejne me shume kapot e droges
PërgjigjuGjini i ikur ka qene qe kur u miratua vetingu. Mori edhe dy vjet rrogen nga prinderimi dhe tani kerkon te mbaje pasurite e krijuara me para te pista. Cfare i duhet tani atij drejtesia?!
PërgjigjuRenia e gjinit eshte nje mesazh per shefat e tij meta-berisha se fundi i tyre po afron
PërgjigjuQe gjin gjoni ose do dorehiqej si frikacak ose do shkaekohej, kjo dihej. Por cfare do behet me pasurine e tij qe ka bere me cekicin e korrupsionit? A do tia sekuestroje spak pasurine apo do vijoje te merret me pallavra?! Kjo eshte ceshtja.
PërgjigjuDhe thoshte ne leter se do te punoje per te cuar ne vend drejtesine, ky nuk paska shkolle as per roje gjykate
PërgjigjuKy është SPAK-u tani, ky duhet arrestuar me urgjencë !!!
Përgjigjudhe kaq i forte esht sa gruaja e tij ja mori dyqanet ne rinas perseri atij qe i takonte.....nuk e mdalon njeri kete legen firme me gjith ate gruan etij qe na hiqet si me qene hillari klinton
PërgjigjuNuk duhet ti pranohet doreheqja, Duhet te dali para vettingut.Ju te medias beni nje pune te mire duke kembengulur qe ketij gjyqtari te korruptuar te mos i pranohet doreheqja si dhe detyrojeni OFL ti dergoje formularin per ta plotesuar pasurine e tij shumemarremendeshme te vena me korrupsion, OFL nuk duhet te ngelet duke ju derguar formularet vetem atyre qe kane vene pasuri me ane te droges apo te prostucionit, OFL duhet te drejtoje doren edhe tek keta ish gjyqtare milioniere .
PërgjigjuPLEHRE E SHKOLLES TE PLEPAVE,,,KETYRE TU MERRET E GJITHE PASURIA DHE TE VDESIN NE BURG...
PërgjigjuSimboli i plepave eshte monstra e Durresit Osman Aliu me kurs 3 mujor plepash nga saldator u be gjyqtar dhe lironte kriminelet ne salle dhe u be milioner hunderri