Xhuljana Aliaj

'Ikni nga Porto-Romano se mund të shpërthejë depozita e gazit'/U arrestua për përhapje të panikut në kohën e tërmetit, shpallet e pafajshme 25-vjeçarja në Durrës

22 Dhjetor 2020, 16:13| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 20:15

  • Share

DURRËS- U arrestua në 28 nëntorin e shkuar për përhapje paniku, gjykata e Durrësit shpalli të pafajshme Xhuljana Aliaj. Ajo u vu nën akuzë përmes nenit 267 të Kodit Penal: “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Arrestimi i saj u bë nga anti-terror pasi në një status paralajmëronte se tërmeti kishte dëmtuar hidrovorin dhe u rrezikohej jeta banorëve. Statusi në Facebook lidhje me hidrovorin e Porto Romanos, ku si pasojë e tërmetit ajo paralajmëronte se gazi e hidrokarburet do rrezikonin banorët e zonës.

Vendimi për pafajësinë e Aliajt u dha nga gjyqtarja Besjana Garxenaj.

Postimet e 25-vjeçares, Xhuljana Aliaj

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 22/12/2020 17:27

    LIROJENI si nuk keni turp mor ndyresira,,lironi kriminelet mga burgu dhe futni ne burg ,,,dike qe s'ka bere asgje..

    Përgjigju
  • koli: 22/12/2020 17:24

    LIROJENI KETE VAJZE,,,,,dhe arrestoni kriminelet qe i lini te bredhin lirshem rrugeve ,...c'fare drejtesie palaco......///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?