Sali Berisha

Iku viti dhe këta u morën veç me hallet e tyre, jo të popullit

29 Dhjetor 2023, 12:34| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 12:36

  • Share

Po mbyllet viti 2023 dhe ia vlen të kujtohet që gjatë këtij viti nuk pati asnjë protestë për rritjen e çmimeve dhe rritjen e papunësisë mes të rinjve, megjithëse këto dy shifra i kemi patur në nivele rekordesh historike.

Protestat e fundit masive popullore kanë qenë vitin e kaluar, në mars të 2022 dhe këto nuk kanë qenë të thërritura nga opozita, por janë vetorganizuar apo thirrur nga aktivistë të ndryshëm. Protestë që duhet pranuar që pati një rezultat me krijimin e Bordeve të Çmimeve dhe pavarsisht deformimit të qëllimit të tyre duhet pranuar që qeveria e ndjeu nevojën të reagojë ndaj protestave.

Ndërkohë në këto 3 vitet e fundit opozita është marrë më shumë me protesta që lidheshin ngushtë me fatin e drejtimit të PD, rithemelimi, selia, kryetari, vula. Dhe midis tyre tek-tuk ndonjë protestë me gjysmë zemre për zgjedhjet, votat, tema që kur shikon shifrat elektorale e kupton qe janë demonstrime të tipit "mka çu baba me la gojën".

Prej vitesh ka një shkëputje të PD dhe opozitës nga hallet e popullit, duke menduar vetëm për partinë dhe fatin e figurave të saj. Kjo lloj shkëputje po perceptohet qartë si në votat gjithmonë e më të pakta, ku tashmë PS që ruan votat e veta ka marrë gjithë pushtetin lokal në 2023, por dallohet dhe nga fakti që askush nuk po i përgjigjet më thirrjeve të PD për protesta të cilat duhet pranuar, prapë janë për fatin e PD dhe figurave të saj.

Të urojmë që viti i ardhshëm të jetë ndryshe, por mesa shikohet, duke patur parasysh vendimet e gjykatave dhe çështjen e SPAK ndaj Berishës, është më e lehtë të mendohet që ka për të qenë thjesht një ripërsëritje e këtyre viteve të fundit.

Lufta e opozitës nuk mund të reduktohet në një luftë të brendshme se kush do marrë kontrollin e PD. Boll! Tre vjet janë boll! Duhet kuptuar që njerëzit dhe elektorati nuk mund të mobilizohet mbi këtë temë. Kjo temë e cila ka ngelur prej vitesh në duart e gjykatave jo vetëm që projekton dobësi të PD, por tashmë është kthyer në diçka bajate, një telenovelë të mërzitshme që nuk ngjall asnjë interes në publikun e gjerë.

Ose ndryshohet rrugë nga drejtuesit e opozitës në 2024, të lidhen me popullin dhe hallet e tij, ose duhen ndryshuar drejtuesit e saj.

Alternativa tjetër është një degjenerim i ngadaltë i opozites dhe në kushtet kur figura apo forca të reja politike, për shumë arsye, do e kenë të vështirë të çajnë, Rama ka per te patur të sigurte fitoren elektorale të 2025 me një rezultat që mund t'i japë në dorë një shumicë parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Duke parë si nga opozita po vazhdohet me kokëfortësi në përplasje midis llojit, larg problemeve reale të qytetarëve, ky skenar i dytë është shumë i mundshëm.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3D: 29/12/2023 18:09

    E kundërta ishte dhe është ky ka luajtur permanet viktimën më 1992 97 2001 2008 dhe sot don po ashtu që populli të merret me hallet e Sali Berishës çfarë dyfyrësie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?